Mediat servis Arben Ahmetajt dhe Erion Veliajt!?

48 orët e fundit ka dalë gjithçka në shesh. Arben Ahmetaj ka identifikuar armikun e tij brenda Partisë Socialiste: Erion Veliajn dhe klanin e tij.

Mediat pranë Arben Ahmetaj dhe Erion Veliajt po nxjerrin zorrët e barkut për njëri tjetrin duke i bërë një nder opinionit publik për të parë më qartë tek afera 430 milion euro.

Afera e inceneratorëve duket se është e ndarë në dy pjesë.

Tek inceneratori i Fierit dhe Elbasanit, sipas SPAK, është përfshirë Arben Ahmetaj et company, bashë me ortakët e tij Zoto e Mërtiri. Madje edhe Damian Gjiknuri ka emrin në dosje.

Tek Inceneratori i Tiranës, sipas SPAK, është përfshirë Erion Veliaj në disa momente dhe kjo sipas Ahmetajt tregon se dikush tjetër ka marrë dhe po merr paratë: 80 mijë euro në ditë.

Media dhe gazetarë në pazar me bashkinë Tiranë, biznesmenë të lidhur me PS apo me Erion Veliajt janë hedhur online dhe rrjete sociale për të demontuar akuzat e SPAK. Me rezultate të dobëta. Citojnë gazetën Tema që citon zyrtarë të bashkisë Tiranë.

Alarmizmi i tyre është dëftues për përfshirjen kokë e këmbë të Bashkisë Tiranë në aferën e Inceneratorëve.

SPAK po e çmonton aferën e Inceneratorëve tullë pas tulle sepse muri i korrupsionit është i lartë dhe i rëndë.

Latest articles

Related articles