“Tigri” nuk ishte Ahmetaj, ja epiteti që kishte ish- zv.Kryeministri

Deputeti demokrat Gazmend Bardhi ka deklaruar në emisionin “Opinion” se SPAK ka konfirmuar lidhjet e Arben Ahmetaj me Mirel Mërtirin dhe se ato datojnë që në vitin 2012, kohë kur Ahmetaj nuk ishte ende ministër.

Duke ju referuar komunikimeve mes tyre, Bardhi tha se konfidenca ishte e tillë, që Mërtiri e thërriste Ahmetajn si “fratelo”, ndërkohë që shtoi se ne ishim gabuar duke menduar se Ahmetaj ishte tigri, pasi ky epitet përdorej për Mërtirin.

“Lidhjet janë të konfirmuara që në vitin 2012. “Tigri” ishte “Mërtiri” dhe “fratelo” ishte Arben Ahmetaj. Mërtiri përdorte influencën e Ahmetaj në PS që ky i fundit t’i krijonte lehtësira”, tha Bardhi.

Sipas tij, lidhjet Ahmetaj-Mërtiri janë konfirmuar nga SPAK.

“Kërkova të zbatohej ajo kërkesë e ardhur nga Prokuroria, të zbvatohet pa vonesa. Një nga arsyet pse Prokuroria kërkonte arrest me burg për Ahmetajn, sipas Prokurorisë, ishte sepse z.Ahmetaj tentonte të prishte provat, të intimidonte dëshmitarë dhe ndikonte në proces.Sa më shumë kohë të kalojë aq më shumë është e mundur të humbasë gjurmët e tij. Prokuroria ka dokumentuar paligjshmërinë e procedurës të ndjekur në 3 inceneratorë.

Ka provuar me dokumente konkrete në kompjuterin e Klodian Zotos që e gjithë procedura ishte parapërgatitur para se të shpallej emergjenca mjedisore.

Draft kontrata, projektvendime, veprime që do duhet të kryente kryteari i bashkisë ishte përpara se të shpallej emergjenca.

Çdo letër dhe procedurë ishte realizuar nga zyra private e z.Zoto.

Kjo është e faktuar në dosje nëpërmjet komunikimeve elektronike. Prandaj kanë vepruar si organizatë e strukturuar kriminale. Kompania ka propozuar për secilin nga inceneratorët një vlerë disa herë më të ulët nga ajo që miratuar.

Kostoja totale për inceneratorin e Elbasanit ka qenë 16 milionë Euro. Pasdite vlera totale është ripropozuar 22 milionë Euro. Kanë shtuar një vlerë fiktive 5.6 milionë Euro vetëm për një incenerator. Tjetër vlerë është propozuar nga kompania dhe tjetër vlerë ka dalë në përfundim të procesit. Lidhjet e Mërtirit me Ahmetajn janë tërëisht të faktuara që në 2012. Tigri ishte Mirel Mërtiri, Arben Ahmetaj ishte fratelo.

Ky ishte komunikimi që kishin. Mirel Mërtiri e përdorte influencën e Ahmetajt në PS që ky i fundit t’i krjonte akses në biznes. Gjuknuri përmendet në të njëjtat rrethana si z.Ahmetaj sikundër edhe në udhëtimet apo përfitimet e tjera. Në mënyrë identike janë të dy në të njëjtën pozitë”, theksoi Gazment Bardhi.

Latest articles

Related articles