Heqja e imunitetit të Ahmetaj, Tabaku: Fitoi një kauzë e drejtë e opozitës

Deputetja e Partisë Demorkatike, Jorida Tabaku, e ka cilësuar punën e SPAK për arrestimin e ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj, si një kapitull të ri për drejtësinë shqiptare.

Në një deklaratë media në përfundim të seancës së posaçme plenare, ku u hoq imuniteti i Ahmetaj, Tabaku theksoi se drejtësia duhet të çojë në bankën e të akuzuarve dhe të gjithë personat e tjerë të përfshirë në çështjen e inceneratorëve.

Deputetja e PD e cilësoi betejën për inceneratorët si një kauzë ku opozita ka treguar qebdrueshmëri dhe ka çuar përballë drejtësisë 3 zyrtarë të lartë.

“Unë besoj se kjo ka qenë një kauzë e drejtë e Partisë Demokratike, ka qenë një kauzë e drejtë e opozitës, që për 6 vite me insistim dhe qendrueshmëri në anën e të drejtës ka arritur që të çojë përpara drejtësisë 3 ministra të kësaj qeverie. Duhet t’i japim mbështetje maksimale SPAK-ut, duhet t’u japim mbështetje maksimale dy prokurorëve që po merren me hetimin dhe t’u kërkojmë llogari që të bëjnë më shumë. Duke nisur nga sot u mbyll një kapitull dhe shpresojmë të hapet një kapitull i ri për drejtësinë shqiptare duke çuar përballë drejtësisë të gjithë të akuzuarit e tjerë”, tha Tabaku.

Latest articles

Related articles