“Dështimi i civilizimit” dhe i vetë autorit


Dashnor Kokonozi

Filloi ta shkruaja që më 1941. Më 1942 Stefan Zweig përfundoi librin e tij “Bota e djeshme” dhe ia postoi botuesit të tij. Të nesërmen vrau veten. Libri doli më 1943, në Suedi, plot 80 vjet më parë.
Këtë libër të pazakonshëm dëshmi të epokës së tij, ai e quan edhe “dështim i civilizimit”.
E kam parë gjithnjë si dështim i tij. Jo thjesht se ishte krejt i pazoti të angazhohej në jetën publike, por shpesh herë dyshoj edhe nëse e kuptoi kohën e tij.
Kjo ide më ka lindur vite më parë kur kam lexuar “Mein kampf” të Adolf Hitlerit. Të dy kanë jetuar afërsisht në të njëjëtën kohë dhe kanë përshkruar të njëjtën Vjenë. Mbase edhe janë kryqëzuar në derën e ndonjë teatri opere që i frekuentonin shumë të dy. (Zweig si i ftuar nderi ose autor i pjesës dhe Hitleri kishte punuar gjithe javen per te nxjerre parate per nje bilete teatri)
Për mua është mjaft e habitshme thellësia e njohjes së shoqërisë së kohë nga A. Hitleri, analiza e shkëlqyer që u bën shtresave sociale, kontradiktave, mizëries e varfërisë së shtresave të paprivilegjuara, akumulimit të pasurive në disa duar, prostitucionit e alkoolizmit, që bëjnë dëme të pallogaritëshme etj..
Gabon kur fajin ia vë “çifutërisë”.
Ndërkohë në Vjenën e Stefan Zweig, siç shohim në librin e tij, ka veç nostalgji për darkat mondane vjeneze, takime e biseda intelektualësh (bisedat me plakun Freud apo antarë te shquar të rrethit te Vjenes), përshkrime artistësh e aktoresh të shquar, opinione për kryeredaktorë gazetash, skena teatrale plot shkëlqim e varak. Ka një shtysë të vetdijëshmë për ta përshkruar si një epokë të mrekullueshme, duke u kaluar anash tmerreve të luftës së parë botërore, gabim që nuk e bën ai tjetri.
Mosdëshira për të kuptuar thelbin e lëvizjeve shoqërore u bë e dukshme edhe në vendet e Amerikës latine ku shkoi, gjë të që shkatoi pakënaqësi të intelektualëve të kohës së atyre vendeve, për qëndrimin e çuditshëm ndaj regjimeve autoritariste…
Nëse Stefan Zweig vrau veten, për mua, kjo nuk ndodhi thjesht sepse nazizmi erdhi në fuqi dhe as sepse kishte frikë për veten. Ai thjesht do të jetë tronditur thellë kur pa masat milionëshe të lexuesve të librave të tij, që u vunë në rresht dhe ndoqën Hitlerin.
Për të keqen e tyre.

Latest articles

Related articles