Goditet me grushta Albin Kurti, dalin pamjet e rrahjes masive në parlamentin e Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur një përplasje fizike në të cilën janë përfshirë disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe disa ministra të Qeverisë Kurti.

E gjithë ngjarja është provokuar pasi zv.kryeministri Besnik Bislimi është zgjuar nga karrigia e tij dhe ka shqyer një fotografi që Ganimete Musliu e kishte vendosur para foltores teksa fliste Kurti.

Pas kësaj është zgjuar deputeti Mergim Lushtaku i cili ka hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe Besnik Bislimit.

Bislimi i është kundërpërgjigjur duke e gjuajtur me shishe Lushtakun, më pas është përfshirë edhe Hekuran Murati e Hajdar Beqa, ku edhe ka eskaluar gjithçka dhe kanë ndërhyrë sigurimi i Kuvendit./Express

Latest articles

Related articles