Ditari i luftës: Shefi i e CIA-s dhe FSB-së ruse diskutuan situatën në Ukrainë

Kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Rusisë, Sergei Naryshkin, tha sot se në fund të qershorit ka pasur një bisedë telefonike me kolegun e tij të CIA-s, William Burns, për “çfarë duhet bërë me Ukrainën”.
Muajin e kaluar, New York Times dhe Wall Street Journal raportuan se Burns kishte telefonuar Naryshkin për të siguruar Kremlinin se Shtetet e Bashkuara nuk kishin asnjë rol në kryengritjen jetëshkurtër të 23-24 qershorit nga grupi mercenar rus Wagner.
Burns dhe Naryshkin kanë mbajtur komunikim që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, në një kohë kur kontaktet e tjera të drejtpërdrejta midis dy vendeve janë minimale dhe marrëdhëniet janë në pikën më të ulët që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962.
Mediat ruse cituan Naryshkin të ketë thënë se ishte e mundur që të dy të takoheshin.
Takimi i tyre i fundit i tillë ishte në Turqi nëntorin e kaluar, kur zyrtarët amerikanë thanë se Barnes paralajmëroi Rusinë për pasojat e çdo përdorimi të armëve bërthamore dhe ngriti çështjen e të burgosurve amerikanë në Rusi.
Naryshkin tha gjithashtu sot se Rusia nuk kishte dëgjuar “asgjë të habitshme” nga Samiti i NATO-s në Vilnius.

Latest articles

Related articles