Blinken dhe Wang diskutojnë rivendosjen e komunikimeve ushtarake

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken zhvilloi sot një takim me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi, në Xhakartë.

Blinken dhe Wang po marrin pjesë në samitin e bllokut të Azisë Juglindore ASEAN, në kryeqytetin indonezian.

“Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i tha shefit të diplomacisë së Partisë Komuniste, Wang Yi, se është urgjente që të dyja superfuqitë të rivendosin komunikimet ushtarake, ndërkohë që deri më tani, nuk ka patur asnjë progres të dukshëm nga pala kineze”, sipas një zyrtari amerikan.

“Ne kemi përgjegjësinë të mbajmë të hapura kanalet tona të komunikimit, midis dy ushtrive tona, dhe mendoj se është urgjente ta bëjmë këtë. Nuk e kemi arritur ende”, theksoi Blinken gjatë bisedimeve me Wang Yi, në Xhakartë.

Latest articles

Related articles