PLL, Axhami: Korrupsioni në sistem, nuk mbetet më përgjegjësi individuale

Korrupsioni, është kthyer në sistem, nuk mbetet më përgjegjësi individuale, buron që tek vazhdimi i dhënies votës për ata që e mbollën dhe e ushqyen gjithmonë atë.

Ditët e fundit, nëpërmjet përgjim regjistrimeve, hurit prej të fortit, “Tokë e Xanme” dhe hetimeve te SPAK-ut, tani për tani në nivel ministrash, po del në pah modeli i sharlatanizmit dhe abuzimit me pushtetin, nga një pjese, jo e vogël, e atyre që përfaqësojnë politikën dhe administraten shtetërore.
Me sa duket, për sa flitet dhe kuptohet, kjo është maja e Ajzbergut, ky lloj pushteti dhe kjo lloj qeverie po del gjithnjë dhe më qartazi se janë tepër të korruptuar, në çdo institucion dhe në çdo nivel të tij.
Eshtë për të ardhur keq që të tille përfaqësues politik dhe të tillë përfaqësues të administrates së lartë shtetërore ka dhe ka patur në çdo lloj qeverisje, nga të gjithë krahet, që kanë drejtuar vendin në këtë periudhe pluraliste.
Pergjegjësi e këtij lloj korrupsioni nuk mund të mbetet më individuale, pasi korrupsioni tek ne është kthyer institucion më vete, në një sistem që ka kapur çdo hallkë të mirë funksionimit të shtetit, është bërë plagë gati e pashërueshme duke infektuar dhe penguar konkurencën, zhvillimin dhe integrimin.
Ky lloj korrupsioni, e ka burimin që tek vota që vazhdohet të ju jepet po atyre që e kanë mbjellë dhe ushqyer këto sistem korruptiv për më shume se 30-vjet.
Ndryshimi i mentalitetit të votës, larg fanatikes dhe verbërisë, do sillte një klasë politike ndryshe, forcim të shtetit e për rrjedhojë edhe të sistemit drejtësisë.
Një drejtësi e pavarur, pa ndikime politike, duke i bërë një autopsi të plotë sistemit korruptiv 30-vjeçar dhe ciltdo që ka abuzuar deri më sot, do të kthente shpresën tek njerëzit, sistemi korruptiv do të fillonte të ç’montohej e gjthçka do të fillonte të ishte ndryshe.
Uroj që të jemi drejt asaj që duhet!

Latest articles

Related articles