“Partneri më la”, vajza shtatzënë paraqitet në maternitet, kërkon të lindë fëmijën dhe më pas ta braktisë

Një 23-vjeçare është paraqitur mëngjesin e sotëm pranë maternitetit të Durrësit, ku kishte planifikuar të linde foshnjën e saj dhe më pas ta braktiste atë në këtë institucion. Nga informacionet paraprake, gruaja e re ka pretenduar se partneri i saj ishte larguar drejt Italisë dhe në kushtet ku ishte e vetme dhe në pamundësi ekonomike, e kishte të pamundur ta rriste e vetme fëmijën e saj.

Stafi i maternitetit ka njoftuar policinë e Durrësit dhe një grup i gatshëm ka shoqëruar gruan e re në komisariat për të marrë dëshminë e saj.

Deri më tani nuk dihet nëse gruaja e re ishte banore e Durrësit, apo kishte ardhur nga ndonjë qytet tjetër.

Latest articles

Related articles