Çollaku: Kryetarin e Partisë Demokratike e zgjedhin anëtarët, jo media

A jeni gati sot të bëni një protestë?

Nëse opozita do justifikonte nevojën e njerëzve për ndryshim, sheshet do ishin plotë. ne na munguan mbi 200 mijë votues. Ajo që besoj unë është një rikthim moral i opozitës duke thënë se “i korruptuari im nuk është më i mirë se i korruptuari i qeverisë”. Kjo është sfidë.

A duhet të bëjë mbrapa lidershipi fillimisht?

Lidershipi është çështja jonë. Në rast se anëtarët e PD-së bëjnë një zgjedhje të mirë, benefitet i marrim ne se njerëzit na besojnë. Nëse zgjedhim keq, faturën e kemi ne. Çështja është e shtëpisë sonë.

Kush do e votojë këtë shtëpi?

Nuk është normal ky debat që bëni. Nuk mund ta përcaktoni kryetarin që ne zgjedhim. Ne do të ballafaqohemi me publikun.

Po e trajtoni PD-në si pronë të disa personave…

Kryetarin e Partisë Demokratike e zgjedhin anëtarët, jo media.

Sa legjitime janë zgjedhjet e 29 korrikut?

Janë plotësisht legjitime. Gazment Bardhi nuk e ka fuqinë ti shpallë nul, është opinioni i tij. Asnjë parti nuk mund të mbijetonte dhe të ishte në një situatë normale kur ka një vit pa kryetar. Vota e demokratëve e bën legjitime këtë proces.

Kur do vini në pushtet me kryetarin e ri që do zgjidhni?

PD ka bekimin dhe “mallkimin” që të synojë qeverisjen. Sfida që kemi përballë është ose qeverisjen ose fare. të vetmin objektiv që duhet të ketë lidershipi i ri është sjellja në qeverisje e PD-së. Jam i bindur që bëhet.

Nga dy grupe u bënë 3, si do bëhet…

Pluraliteti nuk e dëmton të djathtën. Edhe nëse Rithemelimi krijon një parti tjetër nuk ka gjë të keqe për opozitën, i shtojmë energjitë. E rëndësishme është që PD të synojë qeverisjen e vendit.

Mendoni se Basha në 2025 do ta mundë Ramën kur nuk e mundi në 2021 kur ishit të gjithë bashkë?

Mendoj se po. Ka vetëm një alternativë që PD në 2025 të drejtojë vendin, çdo gjë tjetër është dështim. Jemi në mes të një humnere. Nuk mund ta përcaktojnë të tjerët kryetarin e PD-së. Më shumë interesohej Ilir Meta për logon e PD-së sesa anëtarët tanë.

Berisha ka thënë nuk iki, Basha po rikthehet. Me këtë lidership do ta riktheni besimin?

Unë nuk kam ardhur të bëj tifozeri për Bashën. Nëse demokratët duan të drejtohen nga ai, nga ai do drejtohen. Nëse kemi bërë mirë apo gabim, pastaj e përcaktojnë njerëzit.

Kush po e rikthen Bashën?

Berisha po e kthen. Ai u bë shkaktari kryesor i gjithë krizës që ndodhi në PD. Berishën nuk e largoi Basha, e larguan deputetët. Edhe Basha bëri një hap mbrapa që të bashkohej partia. Të njëjtën gjë duhet të bënte edhe Berisha. Por pas dorëheqjes së Bashës u uzurpua selia. Në rast se Berisha do të bënte një hap mbrapa pas 14 majit, PD do ishte bashkuar. Përderisa Berisha nuk iku, Basha ka të drejtën morale të thotë “po unë pse të mos kthehem”. Basha nuk iku pse humbi zgjedhjet, sepse kur i humbi Berisha e mbështeti. Basha iku sepse nuk pranoi të fuste PD-në në kurs përplasje me SHBA-në.

Jeni pro rikthimit të Bashës?

Patjetër, por do ta vendosin njerëzit. Unë kam rezervat e mia për Bashën. Të drejtën për tu kthyer nuk ia ndaloj dot unë. Këtë e përcaktojnë demokratët.

Latest articles

Related articles