Lindita Nikolla i jep 24 orë kohë Arben Ahmetaj

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme drejtuar Kuvendit për lejimin e arrestimit të deputetit Arben Ahmetaj, organi legjislativ ka nxjerrë urdhër për mbledhjen e Këshillit që shqyrton mandatet e deputetëve.

Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet nesër 11.07.2023 në orën 16:00. Mbledhja do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit.

Opozita menjëherë pas daljes në media të kërkesës së SPAK kërkoi që Këshilli të mblidhej brenda ditës së sotme.

Latest articles

Related articles