Fuqia amerikane po bën Shqipërinë me drejtësi!

Fitim Zekthi

Shqipëria, partitë politike, qeverisjet tona dështuan në 32 vite rresht të ndërtojnë një sistem politik në të cilin njerëzit e fuqishëm dënohen, njerëzit me pushtet dalin para gjykatës dhe I nënshtrohen fuqisë së ligjit. Ky dështim ishte kaq I rëndë sa pandëshkueshmëria erdhi nga viti duke u bërë më e madhe dhe më poshtëruese.

Sa më shumë rritej pasuria në duart e të korruptuarve dhe politikanëve të fortë aq më shumë rritej pandëshkueshmëria dhe aq më shumë rritej dështimi I sistemit tonë politik. Sa më shumë rritej pasurimi i njerezve të krimit aq më shumë rritej pandëshkueshmëria dhe dështimi i sistemit tonë politik.
Poshtërimi I shoqërisë vërehej dhe vërehet kudo por më ulëritës ky poshtërim është kur sheh se burgjet në masë dërrmuese janë të mbushur me njerëz të dobët, me njerëz pa pushtet, me njerëz që janë aty për vjedhje, rrahje, sherre per kufiaj arash, mbjellje apo shitje hashashi në sasi të vogla, ndërtim avllish apo shtëpish në mënyrë të paligjshme, fallsikim dokumentash etj. Ky kontrast I thellë është poshtërimi më I madh, poshtërim që në terma të tjera ka prodhuar mjerim, rrënim të të drejtës së pronës, të të drejtës së punës, ka shkatërruar meritën, ka bërë që shoqëria të zhytet në pezm dhe të përpiqet të arratiset nga syte kembet.

Fakti që kemi një klasë politike që drejtohet nga njerëz që kanë 25 vite, 32 vite, 30 vite, 29 vite apo edhe 40 vite (po te fusim karrieren ne Partine e Punes), fakti që kemi një klasë politike që në masë të madhe është nën shenjën e politikanëve që kanë mbi 20 vite apo 30 vite tregon se drejtësia, ndëshkimi I krimit apo I korrupsionit është llahtarisht I keq, tregon se kjo klasë është ideuesja, ngjizësja dhe krijuesja e këtij sistemi politik të padrejtë. Në vendet demokratike, me sistem drejëtsie dhe dhe sistem merite të mirë, politikanët e këqinj nuk mund të rrinë kurrë gjatë në pushtet.

Në vende të tilla madje edhe politikanët e mirë ikin shpejt. Është natyra e sistemit demokratik, e konkurencës së lirë dhe e garës, e ndëshkushmërisë dhe e mbajtjes së përgjegjësisë që I bën edhe politikanët e mirë të ikin shpejt. Për shembull politikanë shumë të mirë, si David Cameron, si Theresa May, si Armin Laschet, Mario Draghi, Paul Ryan, Condoleeza Rice, Helle Schmidt etj ikin shpejt sepse sistemi politik është I tillë. Gara konkurenca, llogaridhënia, ndëshkueshmëria i nxjerrin jashtë. Në vende jo demokratike politikanët e këqinj rrinë gjatë madje shumë gjatë. Në Eritre, në Xhibuti, në Nikaragua, në Uzbekistan, në Gambia, në Kubë, ne Angola etj politikanët rrinë nga 30 vite, disa rrinë deri sa vdesin në politikë. Pra vetë fakti që tek ne klasa politike, drejtuesit dhe disa syresh me rol dominant në politikë kanë nga 25 vite, 30 vite apo 32 vite tregon se këta janë politikanë tmerrësisht të këqinj dhe sistemi është I tëri në duart e tyre. Ky system I ngritur prej tyre mban, qarkullon, ushqen, u jep pushtet po ketyre.

Pas gati tre dekadash për herë te pare në Shqipëri po shfaqet diçka. Politikanët e lartë po tremben, po akuzohen nga prokuroria, po shkojnë në burg. Për herë të parë politikanë të vijës së parë, politikanë shumë të fuqishëm që kanë qenë në zemër të vendimarrjes dhe të ndërtimit të këtij sistemi politik të tmerrshëm po shkojnë në burg.

Njerëz si ish ministri i brendshëm i cili kishte një fuqi ta pamatë për katër vite rresht në qeverinë Rama, njerëz si ish kryetari I bashkisë së Durrësit dhe ish ministrsi Mjedisit që kishin një peshë gjigande në qeveritë e Ramës dhe të PS-së për gati 25 vite, njerëz si ish ministri I financave dhe ish zëvendës kryeminisytsri që ishte njeriu kyç I pushtetit të Ramës për gati 10 vite kurrë nuk mund të mendohej se mund të akuzoheshin, hetoheshin nga prokuroria e jo më të arrestoheshin. Kurrë. Ata nuk ishin detaje apo instrumenta te sistemit. Ata ishin sistemi.

Ka ndodhur diçka e madhe. Të gjithë skeptikët, edhe unë, bëjnë mirë që janë skeptikë. Është një histori e gjatë vuajtjeje nga pandëshkueshmëria, nga korrupsioni dhe dhuna e korrupsionit politik dhe vështirë të besohet se po preken të fuqishmit e sistemit tonë politik por ata po preken.

Kjo do të vijojë me shumë forcë. Nuk ka asnjë dyshim. Është një situatë e ngjashme si me bombardimin që bëri NATO mbi ish Jugosllavi apo mbi Serbi në vitin 1999. Askush nuk besonte se do të ndodhte. Kishte muaj të tërë që NATO paralajmëronte se do të sulmonte nqs nuk ndalej dhuna, përzënia dhe geniocidi ndaj shqiptarëve. Kishte ultimatume. Sekretari I Përgjigthshëm Havier Solana fliste përditë për sulme ushtarake. Kushdo e kishte humbur shpresën. Dukej gjithçka si nje tallje. Kur sulmoi NATO në 24 mars të 1999 ishte pabesueshme.

U sulmua televizioni shteteror ne Beograd, bvazat ajrore, bazat ushqtarake serbe. Bombardimi zgjati nje muaj e gjysem intensisvisht. Nuk mbeti baze ushtarake dhe dhe vend strategjik serb pa u sulmuar. Po ndëshkohej Serbia e pandëshkueshme, Serbia që kishte gati 100 vite që kryente krime, Serbia që I kishte kandisur të gjithë se nuk mund të prekej… . Pra skepticizmi për ndëshkimin e korrupsionit të politikanëve të lartë është legjitim sepse vjen nga pezmi dhe humbja e shpreses pas nje kohe te gjate korrupsioni dhe zaptimi te cdo pushteti ng ate “fortet”.

Pavarësisht kësaj ata po preken, ata po hetohen, shumë të tjerë janë në hetim, shumë presin të dalin në gjyq. Kurrë më parë nuk ka ndodhur në 32 vite. Kjo po ndodh jo sepse sistemi ynë politik u vetërregullua, jo se politikanët tanë u bënë të mirë dhe vendosën të mendojnë për njerezit dhe shoqërinë. Është fuqia e SHBA-së që po e shtyn këtë process. Ky nuk do të ndalet. Kjo është e sigurtë. Sigurisht reforma në drejtësi, krijimi I një sistemi gjyqësor dhe prokurorial që lufton më të fortët e korruptuar, që lufton politikanët më të lartë do të përballet me luftën e sistemit 32 vjeçar. Sistemi 32 vjeçar që në momentin e pare u përpoq në dy përmasa të mos e lejojë reformën të jetësohet. Kryeministri Rama dhe qeveria e tij u renditën në anën e reformës në mënyrë që të shfaqeshin si të interesuar për drejtësinë dhe synim bazë kishin gjetjen e mënyrave për ta kapur, për ta marrë nën kontroll drejtësinë. Një pjesë e opozitës, një pjesë e Partisë Demokrarike u përpoq ta pengojë fare, ta ngadalësojë, ta bëjë anemike, ti shkatërrojë ritmin, energjinë, legjitimitetin dhe besimin e publikut duke qenë se nuk mund të kishte fuqi ta kapte.

Këto dy përpjekje si ajo e Ramës, si ajo e një pjese të PD-së patën rezultatet e veta. Përpjekja e tyre vazhdon fort edhe tani. Kjo përpjekje ka edhe tani rezultatet e veta. Çdo vonesë, çdo spërdredhje, çdo miratim ligji per ta mbytur me dosje kot prokurorine si ai i KÇK-ve, çdo nxjerrje vështirësie në miratim buxhetesh apo stafesh, cdo përpjekje për të ndikuar emërimet, çdo ndikim i emërimeve, çdo ndërkallje njerëzish nga sigurimi I shtetit apo aparati I vjetër komunist ne drejtesi, çdo vonesë në miratimin e komisioneve të vetingut etj ka ardhur si paspojë e kësaj lufte të Ramës dhe një pjese të opozitës.
Çfarëdo që ka ndodhur, çfarëdo që të ndodhë nuk do ta pengojë dot atë që ka nisur. Çdo politikan I lartë, çdo vendimarrës I rëndsishëm, çdo kush që ka patur rol në qeverisjen e vendit dhe në ndërtimin e këtij sistemi të tmerrshëm do të përballet heret apo vonë me drejtëisnë. Nuk ka shpëtim. Kjo është diçka që shtyhjet përpara nga një forcë madhore që në këtë rast është edhe një forcë e mirë, forcë në anën e të drejtës, forcë në anën e shqiptarëve. Kjo forcë është SHBA-ja. Të ishte për sistemin tonë 32 vjeçar ai do të ishte bërë një humbellë fatkeqe për vendin. SHBA-ja nuk ka marrë një vendim thjehst për Shqipërinë. Politikat e SHBA-së kanë fokus shumë më të gjerë, kanë fokus rajonal ose edhe global. Shqetësimet madhore me prapsjet e demokracive kudo por sidomos në rajonin tonë, fuqizimi I klasave politike të korruptuara të pandëshkueshme dhe të lidhura me interesa biznesi apo të lidhura me biznese të krimit dhe vetë krimin jo vetëm kanë shkatërruar demokracitë por janë bërë të rrezikshme për stabilitetin,sidomos, në kushtet e një lufte të tretë botërore që po zhvillohet me mjete proxy, me elementë proxy në Ukrainë.

Dihet botërisht se qeveria amerikane e ka në fokus të madh çështjen e demokracisë. Presidenti Biden zhvilloi një summit (takim I nivelit të lartë) për këtë shqetësim. Samanta Power, ish ambasadorja amerikane në OKB dhe drejtoresha aktuale e Agjensisë së Zhvillimit Ndërkombëtar (nje agjensi e fuqishme qe ekzetuton politikat e jashtme te SHBA-se) shkruante ak dite me pare ne Foreign Affairs se politika e jashtme e SHBA-së ka vetëm një qëllim, vetëm një fokus bazë dhe kjo është mbrojtja e demokracisë. Kjo mbrojtje sipas saj do të ishte kyçe edhe për paqen dhe rendin ndërkombëtar. Kjo është diçka që nuk ndryshon. Pra ajo që po ndodh tek ne, ky ndryshim radikal që nga miratimi I reformës në drejtësi në vitin 2016 nuk është diçka e veçuar që ndodh në një vend, që ndodh në Shqipëri, si përpjekje për të ndikuar thjesht një vend por është një qasje doktrinare e politikës së jashtme amerikane. E kjo nuk ka kthim pas. Është e kotë çdo luftë ndaj kësj qasje apo çdo shpresë se kjo qasje do të ndryshojë.

Latest articles

Related articles