Arrestimi i Ahmetaj-t rrëzon qeverinë!

Nga Zef Ndreka

Do të shohim Ramën në parlament kur do ta shesë pa qënë prezent ose pa folur asnjë fjalë për zëvëndësin e tij, tigrin.
Kur zëvendësi është tigër i financave, i bie që Rama të jetë luani që i shqyen të gjithë.
Kalojmë tek problemi.

Në kryerjen e një krimi (vepër penale), gjithmonë është thënë dhe në kodin penal, se kur kryhet vetem, rrezikshmëria shoqërore është e vogël në krahasim me rastet kur kryhet në bashkëpunim n, kur rrezikshmëria është e madhe.
Në këtë rast, duhet theksuar se tek bashkëpunimi hyn ORTAKËRIA, që i shkon për shtat këtij Tigri dhe Luanit.
Populli gjithmone ka thënë se në fushën kriminale Ortakeria të ha kokën. Mjafton njëri në ortakëri të flasë ua fut të gjitheve. Ahmetaj sigurisht nuk është vetëm, dhe kjo është e frikshme nqs do të flasë, madje edhe pa folur akoma, janë të shumtë ato që dridhën. Kuptohet, ato që kanë ngjyer gishtin.
Por K/Ministri padiskutim do dridhet i pari, sepse si me firmë si pa firmë , ai ka dijeni të plotë për gjithçka dhe pa lejen e tij asgjë nuk është bërë e nuk bëhet.
Në çdo organ shtetëror kolegjial, ka përgjegjësi kolektive dhe individuale, pergjegjesi civile dhe penale.
Prokuroria në këtë rast do të bëjë ndjekjen penale për këdo. Në Kuvend, Rama do luaje rolin e dhelpres per imunitetin e Ahmetit, do fshehë këmbët dhe Ahmetajt të mos ia zërë as emrin, ta mbrojë por e ka të pamundur, sepse ortakëria pra të ha kokën.
Tava është mbushur plot ka kohë. SPAK-u është shumë i vonuar dhe duket sikur dikush e pengon, se nuk ka mundesi gjithë këto zvarritje.
Spak-u e ka për detyrë që për një Indicie fare të kotë të nisë procedimin, ndërsa për këto që po qelbet dynjaja, pse nuk vepron menjëherë?!
Këto janë dyshime për shkak të rrethit të madh në përfshirjen e korrupsionit.
Është më se normale që me arrestimin e Tigrit duhet të bjerë Qeveria dhe të vazhdojnë arrestimet në masë. Por pengesë është edhe mungesa e opozitës. Madje, përsëri trekëndëshi i bermudës janë bashkë në vjedhje.
Gjithë këto gradaçela, resorte, pasuri pa fund, etj, nuk janë gjë tjetër veçsej vjedhje. Në Shqipëri është bërë nami.
Bill Cliton-in për këtë qëllim e pagoi dhe e thirri Rama, për kredo, për të shpëtuar karagjozin e ballkanit, si lidër, lojën e pistë për Kosovën, për kredo për vete.
Kush i paguan të gjitha këto?!
Do shikojmë qyfyret e turpit në Kuvend për Ahmetaj-n.
Nuk dua ta besoj se Ahmetaj është arratisur duke ua lënë bishtin në dorë.
Kjo është shte loja e mafjozit Rama, por që vetëm amerikanët do ja ndalojnë…

Latest articles

Related articles