Bandat dhe alibia e Ramës

Nga Zef Ndreka

Video e vetërregjistruar nga Rraja-t, e cila u bë virale në kohë rekord, shpalosi tmerrin e vërtetë të realitetit shqiptarë. Dhe nuk ka si ndodh ndryshe, kur Rama sukseset elektorale i bazon mbi banda!
Dhuna e tmerrshme e shfaqur që kalon edhe kohët e primitivitetit të gërshëtuara me tre pistoleta të kohëve moderne, e detyruan Kryeministrin Edi Rama, të shkarkonte Bledi Çuçin!
Shkarkimi i Çuçit është alibia e radhës për të mbuluar përgjegjësinë përsonale e të vërtetë të Kryeministrit Rama, që nuk e njeh aspak shtetin dhe funksionimin e tij. Ai njeh vetëm bandat, korrupsionin, drogën dhe luftën për shkatërrimin e opozitës.
Edi Rama iu ka dhënë pushtet bandave në gjithë territorin e vëndit, kjo duket shumë qartë.
Ai i ka përzgjedhur përfaqësuesit e tillë nga pushteti lokal, në parlament dhe deri tek strukturat e çdo niveli të forcave të rendit.
Edi Rama nuk reflekton në të vërtetë dhe nuk e zgjidh situatën ndaj këtij skandali e të tjerë të ngjashëm me këtë, me ndryshimin e ministrit të brëndshëm. Është e pa mjaftueshme. Për më tepër, që ministri i emëruar është vetë një bandë.
Edi Rama mbetët përgjegjësi jo i vetëm, por më i rëndësishmi për këtë model të ushtrimit të pushtetit.
A mund ti lajë duart Rama me emërimin e Ballës në postin e ministrit të brëndshëm dhe të vazhdojë qetësisht qëllimin e tij, vetëm pushtetin?!
Apo mos Rama ka përforcuar idenë, se bandat luftohen me banda?!
Mbase për këtë e ka emëruar dhe për ta konsumuar, apo për ta djegur…

Latest articles

Related articles