Babai hidhet në lum për të shpëtuar të birin, të dy vd*sin të mbytur

Një tragjedi ka ndodhur në provincën e Piacenzës, ku babë e bir u mbytën në lumin Trebbia.

Të dy, 60 dhe 25 vjeç, me origjinë nga Sri Lanka, po kalonin ditën e nxehtë të verës në breg, në zonën e Perinos.

Në një moment i riu u zhyt dhe nuk doli kurrë në sipërfaqe.

Babai më pas u hodh në ujë për ta kërkuar dhe të dy u mbytën.

Trupat e tyre u gjetën nga zhytësit e zjarrfikësve, të cilët ndërhynë së bashku me efektivët e 118 dhe karabinierët.

Latest articles

Related articles