“Rrahjat” e politikës dhe pse “Vettingu” i Bashës është emergjencë kombëtare


NGA POLI HOXHA

Që nga viti 2013 kur Edi Rama edhi në pushtet, Fushë-Kruja është shndërruar në enklavë, ose më saktë në një “Zonë të lirë” për krimin shqiptarë.

Që atëherë sa herë që zhvillohen zgjedhje aty, Partia Socialiste, i fiton ato në tavolinë. Kjo ndodh sepse të gjitha bandat janë grumbulluar rreth emrit të deputetit të zonës, Rrahman Rrahja, i cili ka kthyer fisin e tij aty në një qeveri paralele.

Historitë e familjarëve të deputetit Rrahja me ligjin dhe drejtësinë janë të shumta, por gjithmonë ata fitojnë. Kjo sepse Edi Rama e ka kthyer “aleancën me qelbësirat”, në të vetmin mjet për të marrë dhe mbajtur pushtet.

Djali i tij pak vite më parë pa ju dridhur qerpiku, live përpara kamerave dhe me pranga në duar për çështjen “Xhisiela”, (I fikte cigaret në trup), i dërgoj një mesazh të koduar Edi Ramës: Ti duhet të më lirosh, sepse ne të japim votat nga Kruja në Fushë-Krujë e më tej!

Ai në fakt kërcënoi kreun e opozitës, Lulzim Bashën, duke thënë që le ta provojë që të marrë vota në zonën që kontrollon organizata Rrahja. Mesazhi funksionoj dhe djali i deputetit, u lirua pak kohë më pas. E njëjta gjë ndodhi edhe në shumë përfshirje të tjera të Rrahjave në krime të rënda dhe deri në kërcënimin e shefit të policisë, Emiliano Nuhu. Pas denoncimit të tij, shteti i Edi Ramës e detyroj që të arratiset nga Shqipëria, kurse Rrahjat “hambar votash”, qëndruan aty ku ishin duke vazhduar veprimtarinë kriminale.

Ngjarja e fundit kur vëllezërit, djali dhe gjithë fisi i deputetit të Ramës dhunojnë me armë të ftoha dhe pistoleta dy qytetarë “të shkretë” që kishin denoncuar guroren e tyre që po u shkatërronte shtëpitë, ka tronditur më në fund opinionin publik. Por edhe pas kësaj Edi Rama nuk flet dhe ka frikë që të paktën të distancohet dhe të thotë atë fjalinë që e ka bërë bajate: Askush nuk është mbi ligjin. Duket se ai po ndihet si ata të droguarit në gradën e fundit të cilët e dinë se droga po i degjeneron dhe po i shkatërron, por edhe pa atë nuk mbijetojnë dot.

Edi Rama ka arritur deri aty sa që për hir të pushtetit personal të mbajtur me vota krimi, (Se as i PS nuk është më), të ulë brekët e shtetit, policisë, RENEA-s, edhe përpara kriminelëve ordinerë si ata që lëvrojnë në zonën Nikël- Fushë- Krujë.

Sa herë që bëhen operacione policore në atë zonë, dekonspirohen. Shkon RENEA “me info të sigurta”, por kthehet gjithmonë e “legenosur” sepse e tradhtojnë nga brenda, nga anash e nga lartë, deri në kupolën e Policisë së Shtetit.

Kërkon vrasës me pagesë- i gjen te pashallëku i deputetit Rrahja. Të duhen “negociatorë”, “përmbarues” për prona, borxhe- i gjen te kjo enklavë, shtet brenda shtetit. Kërkon miliona me fajde- “bankat” më të mëdha të vendit dhe ndoshta në gjithë Europën, i gjen aty.

Do të porositësh drogë të çdo lloji- shko në Fushën Krujën që voton PS-në. Do një makinë të pajisur, edhe me armët e duhura për të kryer një ekzekutim mafioz- ta sigurojnë në Fushë-Krujë. Të duhen “komando” që të grabisin me armë, për të shantazhuar biznesmenë e këdo, për të rrëmbyer kundërshtarin, gruan, fëmijën e tij- shko aty. Je i kërkuar nga policia, Interpoli- Shko dhe strehou aty se je i sigurt. Ndodh një atentat mafioz- Të gjitha rrugët e ekzekutorëve, të çojnë aty!

Do të punësosh njeri në shtet, te Ujësjellësi, te Posta, mësues, në spital, në polici-paraqitu të Rrahjat. Do tender, gurore, toka në përdori, leje për fermë hashashi-aty i siguron edhe këto e shumë shërbime të tjera.

Madje edhe historia thriller e vitit 2015 kur Ilir Metaj porositi vrasjen e deputetit Tom Doshi, u zhvillua aty. Ziente politika në atë kohë. Berisha akuzonte ortakun e sotëm për kufoma në malin e Dajtit, kurse ky i fundit i kundërpërgjigjej me djalin, Shkëlzenin, i cili ishte kapur për gjëra “të tmerrshme” në videot e Dritan Priftit.

Por nuk është vetëm kjo “Zonë e lirë” që Edi Rama ka lënë në Shqipëri, për krimin e organizuar dhe madje, edhe për llumin e llumit të tij. Kjo vetëm e vetëm, sepse një herë në 4 vite e kap makthi se do të rrëzohet nga pushteti dhe pas kësaj i nis ferri i vërtetë.

Në mënyrë më të sofistikuar dhe më pak të bujshme e njëjta gjë ndodh në Durrës, Elbasan, Shijak, Fier, (Kujtoni çfarë thoshte Petro Koçi pak kohë më parë), Tiranë, Shkodër, Vlorë, etj.

Të gjithë janë të lidhur me deputetë, kryebashkiak, shefa policie dhe eksponentë të lartë të Partisë Socialiste. Edhe kalamajtë e lagjeve në këto qytete e dinë këtë. Marrin punë publike, bëjnë shefin e burimeve njerëzore në ndërmarrjet e shtetit, e madje caktojnë edhe shefa policie e drejtorë institucionesh. Mbi të gjitha shantazhojnë dhe trembin, këdo që është në opozitë me këtë qeveri.

Kjo është një skemë gjigante të cilën në vija të trasha, Edi Rama, e trashëgoj nga Berisha në vitin 2013, por ai e sofistikoj vit pas viti me të vetmin qëllim: Mbajtjen e pushtetit nëpërmjet votës së detyruar dhe të deleguar me çdo mjet dhe mënyrë.

Ndaj rasti “Rraja” i cili tashmë është kthyer në një temë dhe shqetësim kombëtarë, duhet parë vetëm si një nga puçrat e shumta në trupin e Shqipërisë, por që shpërtheu bujshëm.

Trupi është infektuar i gjithi sepse vatra e infeksionit është vetë kjo klasë politike, majtas dhe djathtas.

Ky shpërthim i qelbit e kthen në një emergjencë kombëtare, projektin e Lulzim Bashës për “Vetting të politikanëve”. Pasuritë dhe veçanërisht lidhjet e politikanëve shqiptarë me krimin, duhet që të dalin në dritë sa më shpejtë. Basha deklaron sa herë që i jepet mundësia që ky vetting të nis nga ai vetë dhe pastaj të vazhdojë me “kokat” e tranzicionit Ramën, Berishën, Metajn, Rrajën…

Është e sigurt që do të rezistojnë edhe pak për të mos e bërë, por ashtu si u ndodhi me Reformën në Drejtësi, me prapanicën lartë dhe kokën te llumi ku e kanë futur veten, do ta votojnë edhe këtë./Alfapress.al

Latest articles

Related articles