Rama shkarkon Çuçin, emëron Taulant Ballën ministër të Brendshëm. Faktor e tha para 1 muaji

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të shtunë shkarkimin nga detyra të Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Lajmin e ka bërë publik vetë shefi i qeverisë përmes një postimi në Twitter, ku njofton se ditën e hënë do t’i propozojë Presidentit Bajram Begaj shkarkimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe emërimin në këtë post të Taulant Ballës.

Shkak për shkarkimin e Çuçit nuk është bërë ngjarja në Fushë Krujë, por ishte në plan prej 2 muajsh siç e ka zbuluar drejtori faktor.al në 25 maj.

Rama në Twitter: Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim

Latest articles

Related articles