PD, Çollaku: Edi, pse hesht për dajakun me hunj në Krujë?

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku ka reaguar dhunën e ushtruar nga fisi Rraja në Krujë.

Në një postim në Facebook, deputeti thotë se heshtja e kryeministrit Edi Rama është akoma më e rëndë.

“Kush lendon me shume Heshtje e kryeministrit apo dhuna e fisit te deputetit mbi qytetarin !?

Heshtja e kryeministrit per rastin eshte me e rende se dhuna e shkopinjve mbi qytetarin e shtrire ne toke.

Ne fakt Heshtja eshte Dhuna e vertete ndaj gjithe qytetareve normal te ketij vendi” shkruan ai.
Ne fakt deputeti Rraja eshte vete viktime e modelit te Rilindjes qe prej 2013.

Doreheqja e deputetit Rraja si baba i lenduar nuk rehabiliton pergjegjesine politike te kryeministrit Rama si krijues dhe mbeshtetes i ketij modeli i politikes se lidhur me banda te krimit.

Doreheqja e deputetit nuk zgjidh asgje,pasi situata zgjidhet me doreheqjen ose largimin e krijuesit te ketij modeli.

Ne nje vend normal pas ketij skandali dorehiqet Kryeministri..dhe nuk eshte fundi i botes,por fillimi i normalitetit.

Latest articles

Related articles