“Këta nuk e llogarisin shtetin”, Fevziu për fisin ‘RRAJA’: Më shumë ka frikë policia!

Xhelal dhe Flamur Rraja vëllezërit e deputetit socialist, Rrahman Rraja janë në kërkim nga Policia e Shtetit, pas dhunimit të kushërinjve Maja në Borizanë të Fushë Krujë, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme.

Policia njoftoi se kishte shoqëruar në Komisariatin e Krujës dy vëllezërit Rraja, të deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Ndërsa shtonte se kishte shpallur në kërkim dy të tjerë.

Në njoftimin e thelluar, Policisë i kanë “humbur” vëllezërit e deputetit, madje i ka shpallur edhe në kërkim. Përse ka ndodhur ndryshimi i deklaratës, ose përse u liruan dy vëllezërit Rraja ende nuk dihet.

Policia nuk ka dhënë asnjë informacion për lirimin e tyre, që u ndryshua menjëherë pa publikimit të videos me imazhe të rënda të dhunës ndaj disa qytetarëve që kërkonin të drejtën e tyre për mosdëmtimin e banesave nga gurorja e fisit Rraja.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe gazetari i njohur, Blendi Fevziu i cili shkruan se këta indidvidë i kanë hapur luftë shoqërisë dhe padyshim ndaj shtetit të cilit sipas gazetarit, këta njerëz as e kanë frikë dhe as e kanë në llogari.

Postimi i gazetarit Blendi Fevziut:

Pamjet e kesaj videoje te tmerrshme qe jane publikuar dje (dhe qe nuk po i ripublikoj te plota per hir te etikes dhe rregullave te Instagramit), nuk jane thjeshte nje akt dhune. As nje sherr banal.

‘Këta nuk e llogarisin shtetin’, Fevziu për fisin

Jane sfide ndaj qytetarit, ndaj shoqerise dhe padyshim ndaj SHTETIT te cilin duket hapur qe keta njerez as e kane frike dhe as e kane ne llogari.

Dhuna barbare e fisit të deputetit socialist, reagon Bledi Çuçi: Pamje të rënda dhe të papranueshme
Me shume duket se trembet shteti nga keta persona se sa ata nga policia dhe drejtesia. Imazhe si keto e demtojne Shqiperine me shume se sa cdo gje tjeter.

Çfarë ndodhi ditën e djeshme:

Deri tani për dhunën brutale që anëtarë të fisit Rraja ushtruan drejt dy kushërinjve, Bilbil dhe Jashar Maja janë arrestuar 4 persona, ndërsa 4 janë shpallur në kërkim mes tyre dhe dy vëllezërit e deputetit socialist të Krujës, Flamur dhe Xhelal Rraja.

Shkak është bërë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth, 200 metra në vijë ajrore nga gurorja.

Mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyu lokalin dhe ata bëhen prehë e një dhune barbare.

Videoja është filmuar nga vetë pjesëtarët e fisit Rraja. Duke e ndier veten të paprekshëm Rrajat donin t’ia bënin të qartë të pambrojturve se ç’farë u ndodh nëse ankohen për guroren në Borizanë në pronësi të Përparim Rrajës, kushëririt të deputetit socialist Rrahman Rraja.

Latest articles

Related articles