Dhunimi i dy personave në Krujë nga anëtarë të fisit Rraja, Bardhi: Gjunjëzim i shtetit përballë bandave

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, është shprehur se ngjarja e rëndë e ndodhur në Krujë, ku u dhunuan barbarisht dy anëtarë të fisit Majam nga anëtarë të fisit Rraja, nuk është një dështim i një deputeti sip rind apo si vëlla, por sipas tij, është gjunjëzim dhe dështim i shtetit përballë bandave me pushtet politik.

Komentet Bardhi i bëri përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook, ku tha gjithashtu se ngjarja e ndodhur në Krujë është thelbi i qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Ai shtoi se pafuqia e institucioneve për të vepruar dhe për të zbatuar ligjin është po aq shokuese sa edhe dhuna shtazarake e fisit Rraja.

Latest articles

Related articles