Aldor Nini kalon në arrest shtëpie “bosi” Acromax vendos garanci pasurore

Gjykata Penale Tiranë ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpe për Aldor Ninin. Prokuroria tha se Nini do duhet të hetohej me masë arrest në burg, pasi vepra penale është e rëndë.

Ai dyshohet për dhunë në familje dhe përndjekie.Nini njihet edhe si “bosi” i kompanisë Acromax, ndërsa në gjykatë ai deklaroi se ka pasaportë gjermane dhe ska qenë asnjëher i dënuar.

Vendimi i gjykatës

GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR TIRANË

DHOMA PENALE

Rr Jordan Misja, Tiranë, adresë web: www.gjykatatirana.gov.al

Tiranë me 07.07.2023.

NJOFTIM PËR SHTYP

Referuar interesit të shfaqur mediatik, komunikohet informacioni zyrtar në vijim:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, datë 07.07.2027, pasi ka shqyrtuar kërkesën e prokurorit për “Vleftësimin e arrestit të kryer në flagrancë” si dhe “Caktim mase sigurimi”, ndaj personit nën hetim A.N , ka vendosur:

Vleftësimin e paligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim A. N.
Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim A. N., atë të “garancia pasurore” të parashikuar nga neni 236 i K.Pr. Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Dhuna në familje” dhe “Përndjekja” të parashikuara nga nenet 130/a dhe 121/a, paragrafi i dytë, i K.Penal.
Qëndrimin e personit nën hetim A. N. ne masën e sigurimit “arrest ne shtëpi” të parashikuar nga neni 237 i K.Pr. Penale, deri në depozitimin e garancisë pasurore sipas pikave 2 dhe 4 të këtij vendimi.
Urdhërohet depozitimi i garancisë pasurore në shumën . lekë brenda 7 (shtatë) ditëve nga shpallja e këtij vendimi. Për depozitimin e garancisë pasurore të njoftohet prokurori, i cili të zbatojë parashikimet e nenit 236, pika 5, të K.Pr.Penale.
Caktimin si masë shtrënguese sigurimi personal ndaj personit nën hetim A. N. atë të “ndalimi i daljes jashtë shtetit” të parashikuar nga neni 233 i K.Pr. Penale, e cila do të zbatohet gjatë kohës që ai do të jetë nën masën e sigurimit “garancia pasurore”.
-Urdhërohet personi nën hetim A. N. të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërise pa autorizimin e giyqtarit.

-Personit nën hetim A. N. t’i bllokohet nga prokurori pasaporta dhe dokumentet e tjera identifikuese që shërbejnë për daljen jashtë vendit.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim A. N. nga dhomat e paraburgimit dhe shoqërimi i tij në banesë, nëse nuk mbahet i ndaluar, i arrestuar apo i dënuar me burgim për ndonjë vepër tjetër penale.
-Urdhërohet personi nën hetim A. N. që të mos largohet nga banesën e tij e ndodhur ne . Tiranë, gjatë kohës që ndaj tij zbatohet masa e sigurimit “arrest në shtepi”.

Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 ditëve nga njoftimi i vendimit.
Bazuar në nenet 103, 104, 105, 244, 279 të Kodit të Proçedurës Penale, ndalohet publikimi i akteve (sekrete dhe jo sekrete), qoftë edhe i pjesshëm i tyre, deri në përfundimin e hetimeve paraprake, sikurse edhe i akteve të shqyrtimit gjyqësor kur gjykimi bëhet me dyer të mbyllura.

Latest articles

Related articles