Patronazhistët hetojnë protestuesit, një vajzë u kërcënua me marrjen e pronës


– Gazetari Erjon Skëndaj ka deklaruar se patronazhistët ‘hetojnë’ protestuesit kur këta të fundit nuk janë të shumtë në numër. I ftuar në Newsroom, me Fjola Graçin, Skëndaj ndau rastin e një protestueseje e cila kishte dalë në shesh vetë e gjashta, por ishte kërcënuar me marrjen e shtëpisë. Sipas gazetarit, kjo është dhe arsyeja pse protestat nisin me të paktën 200 qytetarë.

“Kam qenë edhe në ditën kur kanë qenë 6 veta. Sepse mendoj që edhe një person ka të drejtë të protestojë. Por në këtë vend ia kanë gjetur vjegën çdo gjëje. Kam qenë në raportim me 4 veta, një vajzë më ikën dhe fillon të qajë tek cepi i murit. Ajo kishte dalë më herët tek “Ora”, pritej që të dilte tek unë. Mbasi mbaroj lidhjen për të tjerët shkoj edhe i them ‘çfarë ndodhi?”. Më ka marrë nëna nga Librazhdi dhe më ka thënë ec urgjent në shtëpi sepse nëse nuk vjen sot, prona jonë është tokë e djegur. Merreshin me tregëti lulesh. Janë të shtrirë patronazhistët në terren. Ti kur del si imazh, njerëzit fillojnë dhe bëjnë check-in e personave ku del. Ku ha, ku pi, ku e var xhaketën? Prandaj të gjithë protestat fillojnë me 200 veta,”- tha Skëndaj.

Latest articles

Related articles