Çfarë kuptuam nga pamjet e rrahjes së dy njerzve të pafajshëm në Fushë Krujë

Nga Ola Xama
Nga pamjet e rrahjes së dy njerzve të pafajshëm në Fushë Krujë kuptuam që:

-Drejtimin e Policisë së Shtetit në atë zonë vazhdon ta ketë fisi Rraja.

– Pas historisë me Xhisielën, licencat në gurore dhe aktivitete të tjera të kësaj familje u shtuan.

-Fuqia dhe pushteti iu rrit sidomos pas atentatit ndaj një prokurori.

– Nëse ndonjë nga këta vjen dhe të dëmton shtëpinë, jepi çelsat.

– Video e forcës në atë zonë do të shtojë votat edhe më shumë për socialistët në vitin 2025.

– Deputeti Rraja e siguron sërish një mandat në listat e socialistëve.

– Deputeti Rraja është më i rëndësishëm se të gjithë deputetët demokratë të rithemelimit, pasi ai u ftua në ceremoninë shtetërore të pritjes së ish-Presidentit Klinton dhe ata jo.

– Fisin Rraja, Partinë Socialiste dhe SHBA i bëjnë bashkë vlerat e demokracisë, funksionimit të shtetit ligjor dhe humanizmit!

Latest articles

Related articles