Marrëveshjet delikate, bëhen “pa popullin”

Nga Indrit Vokshi

Përshembull, “Asosacioni i Komunave Serbe”, u përshkrua në pakon Ahtisari, pa e pyetur popullin. Po të pyetej populli, do të vendoste se serbët duhen zhdukur nga Kosova, jo tu garantohet autonomi e zgjeruar. Por “feja” perendimore nuk deshi një spastrim të ri në Kosovë. Kjo për interesa më të larta e afatgjata.

Përgjatë gjithë historisë, nëpër monarki e nëpër traktate, politikanët kanë nënshkruar marrëveshje jo-popullore. Të leverdisshme për shtetin por jopopullore për masat popullore, më shumë të papranueshme për emocionet e tyre sesa të papranueshme për interesin.

Shteti i Kosovës ka para vetes opsionet: opsionin e leverdisë dhe opsionin e populizmit. Me opsionin e leverdisë, zbaton pakon Ahtisari, nënshkruan asosacionin dhe i hap rrugën vetes drejt stabilizimit në botën “Euro-Amerikane”.

Me opsionin e populizmit, përfshirjes së emocioneve popullore në tryezë, Kosova rri në stanjacion, në vendnumëro, në izolim. A vlejnë emocionet, filozofia në thonjëza, romantizmi folk, më shumë se leverdia ekonomike, politike e institucionale e qenies pjesë e botës “Euroamerikane”?

Kryeministri i Kosovës ardhjen e tij në pushtet e ka mbështetur (ndër të tjera) tek mosnënshkrimi i kësaj marrëveshjeje. Sot kur e ka vetë në tryezë e quan asosacion, kur e kishin në tryezë kryeministrat e tjerë e quante “Zajednicë”, pra ata po firmosnin diçka serbisht.

Duke e pas përfshirë thellë “Zajednicën” në çështjen e ardhjes në pushtet, duke i pas përfshirë thellë emocionet dhe folkun popullor në politikën e jashtme, Albin Kurti e ka të vështirë të nënshkruajë një marrëveshje me leverdi për shtetin por jopopullore për pushtetin e vet. Predominon çështja e pushtetit.

Marrëveshje të tilla bëhen me qeveri anonime teknicienësh.

Latest articles

Related articles