Celularët dhe tabletët ndalohen në shkollat Hollandeze

Pajisjet elektronike, duke përfshirë telefonat celularë dhe tabletët, do të ndalohen nga klasat në Holandë.

Lajmin e ka bërë me dije qeveria.

Nisma e prezantuar në bashkëpunim me institutet do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm.

“Edhe pse telefonat celularë janë pothuajse të ndërthurur me jetën tonë, ata nuk i përkasin klasës”, tha ministri i Arsimit Robbert Dijkgraaf, duke theksuar se nxënësit duhet të jenë në gjendje të përqendrohen dhe të kenë çdo mundësi për të mësuar mirë.

Do të jetë në dorën e shkollave individuale që të bien dakord për rregullat e sakta me mësuesit, prindërit dhe nxënësit, duke përfshirë mundësinë e ndalimit të plotë të pajisjeve në shkolla.

Latest articles

Related articles