MODELJA që shoqëroi miliarderin Alex Soros në ditëlindjen e Edi Ramës?!

Ceremonia e zhvilluar në nder të presidentit amerikan Bill Clinton solli në Tiranë edhe shumë personazhe.

Një prej tyre ishte edhe djali i multimiliarderit George Soros, ai që tashmë do të trashëgojë gjithë “perandorinë” e ngritur nga i ati.

Soros, reklamoi edhe në rrjetet e tij sociale, të gjitha takimet që kishte me presidentin amerikan, kryeministrin Edi Rama dhe të tjerë zyrtarë të lartë që ishin mbledhur para Kryeministrisë për të nderuar Cliton.

Bashkë me Sorosin, kudo në krahun e tij, ishte dhe Savannah Huitema, modelja e “Model Management”, bashkëjetuesja e djalit të multimiliarderit.

Më pas, të gjithë shkuan në një tjetër ambient për të darkuar, ndërsa kryeministri Rama fryu qirinjtë e tij të 59-të.

Në të gjitha fotot e takimeve, studentja e Ligjit në Harvard, shfaqet kudo, madje ka ripostuar gjithçka që ka zbuluar bashkëjetuesi i saj.

Latest articles

Related articles