DY FJALË PËR MJEKËT nga Av. Adriatik Lapaj

Mora vesh se pushteti ka vendosur të marrë peng diplomat e mjekëve të rinj. Nuk u duhet as protestë e as gjykatë. Po fare fare…u duhet vetëm dinjitet dhe guxim.

E keni zgjidhjen e lehtë fare. Meqë pushteti do tu trajtojë si pengje dhe ju varini përparëset te qafa…le t’i shërojë qeveria qytetarët. Varini përparëset të gjithë sa jeni në gjithë Shqipërinë dhe do fitoni kauzën tuaj e do i jepni krejt vendit një mësim të mirë se si thyhet pushteti kur sillet me arrogancë.

E bëni dot?

P.s lini në punë vetëm shërbimin e urgjencës. Për pjesën tjetër refuzoni pengmarrjen.

***
Me lekët që humbi Shqipëria në arbitrazh ndaj Beketit mund të rriteshin rrogat e të gjithë mjekëve nga sot e për 5 vitet që vijnë me 400 mijë lekë në muaj (mbi rrogat aktuale).

(4800 mjekë x 12 muaj x 5 vite x 400 000 lekë = 115 200 000 000 lekë ose thënë ndryshe rreth 110 milion euro)

Latest articles

Related articles