Andrew Tate: Më shumë kam frikë gangsterët shqiptarë se ligjin

Influencuesi kontrovers britanik, Andrew Tate I akuzuar për trafikim njerëzor dhe përdhunim është pyetur gjatë një interviste se përse u largua nga Rumania. Ai është shprehur se në Rumani më shumë frikë kishte nga shqiptarët sesa nga ligji.

“Po, pyetje e mirë…unë. Sepse sinqerisht e dashuroj Rumaninë. Kam qëndruar shtatë vite atje. E dashuroj këtë vend (Rumaninë) dhe është plot me njerëz të mirë, më duhet të jem i sinqertë e të them se 99 për qind e rumunëve që takoj më kërkojnë të falur, ‘Më vjen keq vëlla’, më thonë të gjithë. E kuptojnë të gjithë ç’po ndodh.

U vjen vërtet keq, është një vend i mirë i mbushur me njerëz të mirë, erdha të bëj gati valixhen dhe më kapën. E dija që po kurdisnin diçka. Por më shumë i shqetësuar isha për disa gangsterë shqiptarë, më shumë se sa për ligj sepse unë nuk e thyej ligjin”, tha Tate.

Pjesën kur flet për shqiptarët mund ta shihni nga minuta e 22-të në videon e mëposhtme:

Latest articles

Related articles