Zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë të përsëriten më 23 korrik 2023

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë të përsëriten më 23 korrik 2023. Në garë do të jenë sërish Edison Memolla, kandidati i Partisë Socialiste, i cili kërkon mandatin e tij të dytë, e përballë tij do të jetë sërish, Shkëlqim Hoxha i ‘Bashkë Fitojmë’. Ky vendim u dha pasi Kolegji Zgjedhor urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Rrogozhinë duke shpallur të pavlefshëm rezultatin e votimeve të 14 majit. Sot, po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha mandatin kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, i propozuar nga Partisë Socialiste pasi Kolegji Zgjedhor dhe KAS rrëzuan ankimimet e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe kandidati Lefter Maliqi. Për Kuçovën, u rinumëruan 18 kuti, por rezultati nuk ndryshoi në favor të opozitës. Në fund të mbledhjes së sotme, u dha “ok” edhe për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Tiranë, me kandidaten nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Kamela Banushi.

Latest articles

Related articles