Zgjedhjet në PD, Agalliu: SHBA na paralajmëroi, ose do ndryshojmë ose do hamë bar

Deputeti demokrat Arbi Agalliu tha se më 29 korrik anëtarët e PD-së do të zgjedhin kryetarin e ri, ndërsa u shpreh se në garën e çelur ishte i lirë të kandidonte çdokush.

Duke folur për Report TV, Agalliu tha se SHBA i kishte paralajmëruar demokratët që të japin shenja ndryshimi ose ndryshe do të hanin bar.

“Çdo kush kishte mundësinë që të kandidonte. Të gjithëve ne nuk na pengoi askush në 1 vit e gjysmë për ta tërhequr partinë. Ne zgjodhëm një rrugë të mesme. Ambasadorja e SHBA-së, pra vetë SHBA i ka paralajmëruar demokratët, jepni shenja ndryshimi ndryshe do të hani bar. Ishte shumë e rëndë e thënë në oborrin e një partie!

PD rrezikonte edhe ekzistencën e saj! Më 29 korrik ka zgjedhje. Ka një pritshmëri pasi përballet një individ si Basha dhe një individ si Hani, kuotat më të larta e i ka Gjergj Hani”, tha Arbi Agalliu.

Sipas tij, zgjedhjet vendore të 14 majit treguan se shqiptarët nuk e duan dyshen Berisha-Meta. Agalliu shtoi se Basha e bëri një hap pas e se nuk ishte aktiv në Partinë demokratike.“Zgjedhjet treguan se Ilir Meta me Sali Berishën morën 240 mijë vota, ndërsa PD mori 110 mijë vota. Sot nuk mund të themi se pas 30 vitesh janë të njëjtët aktorë alternativa e këtij vendi.

Shqiptarët kanë treguar me votën e tyre se nuk e duan dyshen klasike Meta-Berisha. Ndaj është koha për të reflektuar. Basha e bëri një hap pas, ishte inekzistent në aktivitetin politik. Basha një vit e gjysmë kurrë në asnjë rast personalisht nuk ka pasur një ndikim”, tha Agalliu.

Latest articles

Related articles