Veliaj: Meta ka alergji për Berishën, edhe këshilltarët bashkiakë i ka ndarë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha sot, në një intervistë për ‘Top News’, se Tirana është kthyer në një epiqendër politike e rajonit të Ballkanit. Teksa komentoi vizitën e ish-Presidentit të SHBA, Bill Clinton në Shqipëri, ai shtoi se mikpritja ndaj figurës së tij ishte një mirënjohje nga zemra e të gjithë qytetarëve të Tiranës.

I pyetur pse opozita e drejtuar nga Berisha dhe Meta nuk ishin në pritjen e organizuar për Clinton, Veliaj tha:

“Unë nuk jam postier, nuk shpërndaj ftesa. Ajo që unë thosha në fushatë është se ata janë pa adresë, pa emër, pa fytyrë. Pyetja është: Cila është shtëpia e tyre politike që ne adresojmë?

Ajo që dëgjova herën e fundit, është se edhe shoku Ilir Meta do që të ndajë grupin e vet të Këshilltarëve Bashkiakë veç nga ai i Sali Berishës. Qartazi edhe ai ka një alergji të theksuar nga prania e z. Berisha në listën e tij. Kështu që, pyetja më e bukur është për Postën e Tiranës: Ku është adresa e saktë e tyre? Dhe ne do shikojmë si mund t’i akomodojmë në koncertet e ardhshme që kemi”, tha Veliaj.

Latest articles

Related articles