Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Arben Kingji për marrjen e gradës gjeneral major

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi uroi sot Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji për marrjen e gradës gjeneral major.

Peleshi shprehet se, ky është një vlerësim i merituar për profesionalizmin dhe disiplinën, punën e palodhur dhe devotshmërinë në kryerjen e detyrave të ngarkuara.

“Suksese gjeneral major Arben Kingjit në drejtimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, tashmë me një gradë më të lartë! Vlerësim i merituar për profesionalizmin dhe disiplinën, punën e palodhur dhe devotshmërinë në kryerjen e detyrave të ngarkuara!”, ka shkruar Peleshi në një postim në rrjetet sociale.

Latest articles

Related articles