“Rusia ka humbur gjysmën e aftësive luftarake në Ukrainë” – Sir Tony Radakin

Admirali, Sir Tony Radakin hedh poshtë shqetsimet se kundër-ofensiva e Kievit është duke avancuar ngadalë
Ushtria ruse ka humbur gjysmën e efektivitet të saj luftarak në Ukrainë, përfshirë dhe rreth 2500 tanqe dhe gjithashtu edhe zemrën e pjesës sulmuese në Kiev, u shpreh shefi i forcave të Mbretërisë së Bashkuar.

Admirali Sir Tony Radakin, rrëzoi poshtë aludimet se kundër ofensiva e Ukrainës ishte e ngadaltë duke argumentuar se goditja ndaj Rusisë nuk ka qenë “kurrë i menduar me një akt”, dhe se strategjia e Kievit është “të dobësojë, zgjasë dhe godasë” duke e thyer gradualisht linjën mbrojtëse.

Ukraina është përpjekur të godasë frontin mbrojtës që është tejet i fortifikuar në një kundër ofensivë të nisur një muaj më parë, shpresat e mbi inflacionuara të vendeve aleate të Kievit ishin të tilla që forcat e Ukrainës do të korrnin një sukses të shpejtë.

“Pyetja është se si mund të marrësh një front linja e të cilit është më shumë se njëmijë kilometër e gjatë dhe ta kthesh atë në një problem për Rusinë më shumë se sa për Ukrainën?” u shpreh Radakin në një dëgjesë parlamentare “Kjo është arsyeja që ju shihni sulme apo finte në disa akse të ndryshme nga ushtria Ukrainase.”

Radakin vuri në dukje se se densiteti i minave ruse është “më i lartë se sa çpritej”, mungesa e një mbulese ajrore Ukrainase dhe “mospasja e gjithë pajimeve që Ukraina ka dëshiruar dhe kërkuar” kanë komplikuar pak fushatën.

Por ai gjithashtu u shpreh se është e pandershme që të kërkojmë nga Ukraina që të ketë një kohë specifike për të mbyllur këtë kundërsulm dhe se “Rusia është sot e dobët dhe nuk ka më fuqinë e një kundërofensive të sajën”

“Rusia ka humbur thuajse gjysmën e efektivitetit luftarak të ushtrisë së saj” u shpreh Radakin “Vitin e shkuar ajo goditi me një artilieri prej 10 milion municionesh por maksimui mund të prodhojë vetëm 1 milion të tilla për një vit. Ka humbur 2500 tanke dhe në rastin më të mirë mund të prodhojë 200 të tillë në vit” u shpreh ai.

Mbretëria e Bashkuar është furnizuesi i dytë më i madh në terma ushtarak për Ukrainën dhe para saj është vetëm SHBA dhe ajo ka qenë në pararojë të ndihmës për Kievin me pajime moderne ushtarake, përfshirë dhe tanket kryesore të luftës me rreze të gjatë dhe predha cruise.

Në një seri të gjatë shkëmbimesh me anëtarët e parlamentit të Mbretërisë së bashkuar, Radakin mbrojti po kështu forcat e armatosura britanike dhe deklaroi gadishmërinë e tyre ndonëse ai vuri në dukje se ushtria po përdorte mjete të mbrojtura që janë “realisht të vjetra”.

“Na duhet të kemi më shumë armë në magazinë, na duhet të jemi më letalë dhe na duhet të rrisim produktivitetin tonë. Nuk mund të them që jam i kënaqur.” Tha ai

Ministri i Mbrojtjes është i gatshëm që të lëshojë një letër komande të gjatë për të shpjeguar se si ushtria britanike do të shpenzojë buxhetin e saj vjetor të ushtrisë prej rreth 50 miliard euro. Radakin u shpreh se ai “kupton” se kjo do të dalë për publikun përpara se parlamenti të fillojë sesionin e tij të psuhimeeve në 20 korrik.

Latest articles

Related articles