Emigracioni i paligjshëm – Kryeministri britanik: Kemi rikthyer 2 mijë shqiptarë

Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak ka deklaruar se qeveria e tij ka rikthyer 2 mijë emigrantë shqiptarë që qëndronin në mënyrë të paligjshme në vendin e tij.

Sunak është pyetur nga deputetët në seancën e sotme të parlamentit britanik se cili ishte plani i tij për të ndaluar emigrantët që vijnë me gomone për në Mbretërinë e Bashkuar, dhe ai në këtë rast përmendi marrëveshjen e nënshkruar me kryeministrin Edi Rama si një nga masat për të parandaluar emigracionin e paligjshëm.

Sunak theksoi se qeveria e tij “ka kthyer gati 2 mijë emigrantë të paligjshëm”.

Ndërkaq, të dhënat e fundit tregojnë se që nga nënshkrimi i marrëveshjes mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë në dhjetor të vitit 2022 deri në fund të majit të këtij viti, Britania e Madhe ka kthyer në Shqipëri 1788 shtetas shqiptarë, transmeton BBC.

Megjithatë, kjo shifër përfshin edhe ata që kanë probleme me drejtësinë dhe njerëzit që janë kthyer vullnetarisht në Shqipëri – jo vetëm emigrantët që kanë ardhur ilegalisht nën Mbretërinë e Bashkuar.

Latest articles

Related articles