Viktimat e Çamërisë, Idrizi: I keqardhur që ende nuk ka një rezolutë për heqjen e ligjit për luftë me Greqinë

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi nga Kuvendi tha se ndihet i keqardhur që qeveria shqiptare ende nuk ka nxjerrë një deklaratë për heqjen e ligjit për luftë me Greqinë dhe nderimin e viktimave të Çamërisë.

“Kërkojmë që 27 qershori, të shpallet dita e gjenocidit ndaj populli të Çamërisë. Siç është e njohur botërisht, mbi popullsinë çame u krye një gjenocid. 2770 jetë njerëzore u masakruan mizorisht, qindra fshatra u dogën dhe u grabitën, si dhe 30 mijë shqiptarë u larguan. Qindra të tjerë vdiqën nga uria. Kjo është arsyeja, për nderim të tyre, ju kërkoj që të mbajmë 1 minutë heshtje. Kemi kërkuar që sot të mbahet një minutë heshtje për të gjitha viktimat e Çamërisë, ashtu si Kosova u sakrifikua për këtë qeveri, kjo datë e njohur me ligj. Është e paarsyeshme që kryetarja e Kuvendit mos ta bëjë këtë gjë, por më duhet të ngrihem unë si deputet dhe ta kërkoj këtë gjë.

Ne si deputet kemi kërkuar rezolutë për Bosnjën, Australinë, Kosovën, Holokaustin dhe kemi bërë shumë mirë, sepse kjo kujtesë na tregon se këto raste nuk duhet të përsëriten më, por jam i keqardhur që ende nuk ka një deklaratë apo rezolut për heqjen e ligjit për luftën me Greqinë dhe avancimin për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë”, tha ai.

Latest articles

Related articles