Clinton i emocionuar në Tiranë: Këtë moment do ta ruaj si thesar

Bill Clinton ka mbajtur fjalimin e tij të parë në Tiranë. I emocionuar, Clinton u shpreh se nuk ka fjalë për të përshkruar gjithë pritjen e veçantë që i është bërë sot nga populli shqiptar.

Ai falenderoi kryeministrin Edi Rama për fjalimin hapës dhe faktin që përmendi kontributin e ish-Presidentin amerikan në çlirimin e Kosovës.

“Faleminderit! Jam pa fjalë! Mendoj që po të kisha një gjykim shumë të shëndoshë, nuk do thosha asgjë. Jam vërtet pa fjalë! Kryeministër, ministra, të ftuar e gjithë populli shqiptar që kanë qenë pjesë e kësaj dite dua t’ju falenderoj për këtë moment që do ta ruaj si thesar gjithë jetën time. Ka më shumë se 10 vjet që kur bashkëshortja ime erdhi këtu dhe gjithmonë e pyesja si po ndihesh sepse gjithmonë doja të vija, dhe ndjej se edhe pse jam një qytetar privat pa asnjë pushtet publik, mund të flas në emër të popullit amerikan. Lidhur me këtë, për partitë tona politike, dallimet filozofike, ndonjëherë edhe kundërshtive tona fetare, ne jemi të angazhuar për lirinë dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Jam shumë mirënjohës për atë që Kryeministri tha për Kosovën, ai e di e shumë prej jush e dinë që unë dhe Hillary jetojmë në New York ku ka shumë shqiptarë, nuk eci dot rrugës pa i parë. Po ecja dhe kalova mbi restoranteve shqiptare dhe njerëzit më treguan mbi axhendën këtu, pra një javë para se të largohesha. Dua po kështu, t’i them faleminderit kryeministrit për fjalët e tij për politikën e qasjen time, që e ndoqa bashkë me Tony-n, për mua është e rrënjosur çfarë është në rrugën politike. Chelsea na nxori tre fëmijët e tij në telefon dhe na kujtoi gjithë qëllimin, kur dëgjoj shumë gjëra që thuhen në Amerikë e në botë që kanë synim të na përçajnë, për të justifikuar një trajtim që është i padrejtë, kur e pashë të ndodhte në Kosovë e Bosnje gjithë ato vite më parë, e pashë të ndodhë si djalë i ri në vendlindjen time, për fëmijët që u mohohej të shkonin në shkollë për shkak të racës së tyre, sa herë e kam parë këtë gjë në jetën time shumë të gjatë, kurrë nuk ka pasur lidhje me të vërtetën, por është bërë për të fituar pushtet nga ata njerëz që shtyjnë kufijtë dhe mendojnë se Zoti ka krijuar njerëz të epërm. Për rininë e jashtëzakonshme këtu dhe praninë e grave në këtë qeveri, për të rinjtë mbresëlënës që folën, disa prej tyre mbanin emrin tim, ju kërkoj të mos shkurajoheni përballë asaj që po ndodh, sepse këto probleme i kanë rrënjët te një impuls që është më i lashtë se edhe besimet tona fetare, ka pasur gjithnjë një frikë se në momentin që shkojmë përtej, diçka e keqe ndodh. Sërish, shihini këto fëmijë, gëzimi i madh ndodh kur ne hapemi ndaj mundësisë që çdo person i vetëm mund të marrë.

“Shqipëria vendi më pro-amerikan”, Rama-Clintonit: Ju jeni presidenti më shqiptar që mund të gjenim në Amerikë
Edhe njëherë, e kam të vështirë të them diçka për atë që është bërë sot, mësimet thelbësore të jetës time nuk janë ato që mësova në universitet apo në valën e zgjedhjeve, i kam mësuar kur isha djalë i vogël kur rritesha duke parë njerëzit teksa jetonin jetën e tyre dhe jam ndjerë përherë se fjala dhe nderi kishin një vlerë konstante për çdokënd. Është e rëndësishme të pranojmë se dallimet tona kanë rëndësi dhe të ndihemi të lirë, e të jemi në gjendje të dëgjojmë njëri-tjetrin, por mos të harrojmë se e vetmja mënyrë me të cilën do të lejohen të gjithë të kenë zërin e tyre është nëse e themi fort se të qenit njerëz dhe humanizmi vlen më shumë”, tha Clinton gjatë fjalimit.

Latest articles

Related articles