Varaku: Basha përfaqëson një projekt politik, i ofrohet qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme

Analisti dhe kryetari i degës së PD Shijak, Redi Varaku në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me fushatën e Lulzim Bashës për kreun e Partisë Demokratike.

Ai tha se Tabaku dhe Alibeaj nuk mund të drejtojnë grupime dhe se ajo që duhet të ndodh është bashkimi i një fronti opozitar për të mundur Ramën. Sipas tij, 25 prilli ishte një masakër elektorale, por Perëndimi ka garantuar Bashën për ndryshim sistemi.

“Ai nuk po prezanton asgjë të re, këto teza janë në vazhdim të projektit të tij të shpallur më 17 korrik 2021, është në vijim të tezave të tij, nuk është asgjë e re, pastaj se sa ngjisin apo jo te elektorati do shihet më vonë. Këto teza prekin thelbin e problemeve të sistemit. Duhet të mos e diskutojmë më faktin që Basha sot është një person që udhëheq atë grup të PD që qëndroi fortë përballë Berishës. Duam apo jo Basha është përfaqësuesi legjitim i atij grupimi i cili ka një qëndrim të palëkundur pa ndryshuar absolutisht përballë Berishës. Duhet të kuptojmë se PD e djeshme është ndarë në dy grupime e cila po projektohet si dy parti të ndryshme me dy projekte të ndryshme. Basha përfaqëson një projekt politik që mesa duket do i ofrohet qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme. Të gjithë janë në legjitiëmitetin e tyre të kenë një projekt por Tabakun dhe Alibeajn si shoh si një strukturë për të drejtuar grupime”.

Në vijim ai shtoi se në 2025 urojmë dhe shpresojmë që të gjitha palët të bien dakord për ndryshimet politike dhe kemi parë sinjale nga Duka, Shehu, për ndryshimet kushtetuese. Sipas tij është e rëndësishme që në radhë të parë të krijohet një front i atillë që të detyrohet ti miratojë këto ndryshime, pastaj nëse arrijmë të ndryshojmë sistemin politik të shohim nëse gjejmë rrugë për një bashkim të frontit opozitar për të mundur Ramën.

“Premtimet e Bashës nuk janë të reja, sepse në 25 prill pavarësisht se çfarë thuhet dhe çfarë thotë propaganda ajo që të gjithë e dimë është se 25 prilli ishte një masakër elektorale e cila u konfirmua dhe ne qershor në kuptimin politik asgjë s’ka ndryshuar sa i përket formulës që sjell Basha dhe vizionit. Përpara ka një sfidë të madhe për të bindur qytetarët dhe ajo që dua ti kujtoj qytetarëve është se Basha, ndërkombëtarët dhe perëndimi i kanë garantuar Bashës se ata do të bëjnë gjithçka që sistemi politik të ndryshojë. E kanë garantuar zotin Basha, PD, për ndryshim sistemi dhe reformë zgjedhore, por nëse kemi këtë garanci ndaj sistemit është dhe garanci për të ndryshuar qeverinë. Garancia për ndryshimin e sistemit është në një mënyrë dhe garanci për ndryshim qeverie. Është dhënë miratimi dhe garancia për ndryshimin e sistemit dhe mbështetja për opozitën sepse çfarë është vrarë aktualisht, është vrarë shpresa për ndryshim, qytetarët e kanë humbur shpresën se Rama mund të mundet me votë”.

Latest articles

Related articles