Baton Haxhiu shkruan se Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë është euroatlantik, pasi nuk ka dilema strategjike siç ka Albin Kurti dhe Sandër Vuçiç. Në fakt, Baton Haxhiu nuk mban mend një deklaratë të Edi Ramës në 1 qershor 2013, në Kamzë “NATO është natë, nuk është as bukë e as ujë”. Ajo deklaratë është regjistruar në Bruksel dhe Uashington dhe do jetë gjithmonë një minus në dosjen e tij ndërkombëtare.
Qeveria Rama në fushën e mbrojtjes ka lënë nam jo të mirë deri më tani. Skandali ka zënë skandalin, ministër pas çdo minstri. Radarët e NATO në bregdetin tonë u fikën për llogari të narkotrafikantëve. Helikopteri i Forcave Ajrore ra në një ngjarje të dyshimtë në Liqenin e Shkodrës teksa thuhet se dërgonte pllaka mermeri për shtëpinë e ministres. Plotësimi i kërkesës së NATO për buxhetin 2 % të PBB u sajua me lëvijen e Agjencisë së Mbrojtjes civile nga Ministria e Brendshme tek ministria e Mbrojtjes. Anija e Forcës detare në Pashaliman u dha me qira për një dasmë. Kuotat e arsmit ushtarak janë dhënë për disa familjarë narkotrafikantësh. Disa marinarë janë në proçedim penal për ndihmë ndaj skafistëve, etj
Rritja e kapaciteteve të gadishmërisë dhe investimet në fushën e Mbrojtjes duhet të jenë prioritet për çdo qeveri të përgjegjshme që lexon mirë dokumentet e NATO dhe kërcënimet e shumëanshme në rajon dhe kontinent.