Kapen 3 të rinjtë në përpjekje për një grabitje në Lushnjë (EMRAT)

Gjatë operacionit policor “Momenti” në Lushnjë, u arrestuan shtetasit Gentian Bajrami 22 vjeç, Ramazan Troka 29 vjeç dhe Volter Alushaj 30 vjeç.

Të maskuar dhe me armë zjarri, tentuan të vidhnin gjatë mesnatës, në një banesë në fshatin Bubullimë, por banorët kanë lajmëruar policinë dhe është bërë arrestimi në flagrancë i Gentian Bajramit dhe Ramazan Trokës.

Në pranga dhe Alushaj i cili i transportoi në vendngjarje, dhe priste për t’i marrë sërish, pas kryerjes së krimit.

Autorëve iu gjetën dhe iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me municion luftarak, 2 maska, doreza plastike dhe 10 lidhëse plastike të lidhura në formë prangash.

Latest articles

Related articles