Një 57-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e së shtunës teksa punonte në një kompani në zonën e Diavatës, në perëndim të Selanikut.
Shqiptari ra nga një makinë ndërtimi, në një kompani me materiale të riciklueshme.
Policia e Deltës po kryen hetimet paraprake për ngjarjen.