Ja kush janë drejtuesit e rinj të Policisë për Shkodrën, Sarandën dhe Krujën

Ndryshime në Policinë e Shtetit. Emërohet shefi i ri i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gerald Toska. Toska zëvendëson në këtë detyre Oltion Agollin.

Ky i fundit i cili mbante detyrën e shefit të komisariatit të Sarandës prej janarit të këtij viti është emëruar specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Kryekomisar Gerald Toska vjen pas një karriere prej 18 vitesh në strukturat e hetimit të krimit. Detyra e fundit drejtuese ka qenë Shef Komisariati i Policisë Mallakastër.

Ndërkohë, ndryshime ka pasur edhe në komisariatin e Krujës dhe në Shkodër. Kreshnik Alimadhi emërohet shef i komisariatit Krujë duke zëvendësuar Elton Shahinin ndërsa në Shkodër zv.drejtor për krimin është emëruar Saimir Duro. Këto ditë pritën lëvizje të shumta në nivel komisariatesh dhe pozicionesh drejtuese në policinë e shtetit.

Latest articles

Related articles