Iku në Amerikë, SPAK lëshon urdhërarrest për oficerin e policisë gjyqësore!

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur në kërkim oficerin e policisë gjyqësore Fatbardh Lalën nën akuzën se ka marrë 50 mijë lekë ryshfet për të ndërhyrë tek prokurori dhe gjyqtari me qëllim që të mos dënohet Ermir Llagaçi.

Ndaj Lalës u caktua masa e arrestit me burg, por nuk u ekzekutua sepse oficeri ka dalë jashtë vendit. Ndërsa nën hetim janë Ermir Llagaçi dhe nëna e tij Tefta Llagaçi për kryerjen e veprave penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.”Këto të dhëna Oficeri i Policisë Gjyqësore ia ka transmetuar nënës së shtetasit E. Ll. nëpërmjet telefonit madje duke rekomanduar se prokurorët duhen takuar. Këto veprime janë kryer duke cënuar rregullin e punës së tij, duke cënuar sekretin hetimor në lidhje me çështjet në fjalë, përsa kohë që prokurorët e çështjes nuk kishin ndërmarrë veprime të hapura me shtetasin E. Ll., duke cënuar në këtë mënyrë funksionimin e rregullt të organeve të drejtësisë, dhe parimin e sekretit hetimor,”-shkruhet ndër të tjera në njoftimin e SPAK.

Latest articles

Related articles