Këngëtari Luizi Ejlli sulmon publikisht autoren e emisionit Olsa Muhametin: Gënjeshtare

Autorja e programeve Olsa Muhameti, e ftuar në “Ftesë në pesë”, tha se Luiz Ejlli ka qenë disa herë në Turqi gjatë kohës që Kiara ndodhej me xhirime për “Kepin e VIP-ave” për ta suportuar. Mirëpo, ky lajm është hedhur poshtë nga vetë këngëtari.

Një fan page e tij ka shkruar në Instagram se Luizi ka qenë i zënë me koncerte dhe se nuk është superman të lëvizë nga Amerika në Turqi. Luizi e ka aprovuar këtë duke lënë një koment ku thotë: “Hajde rren hajde, e me sa siguri e thotë. Meqë ra fjala tani jam në Korçë po për 10 seç jam në Lezhë. Cit Olsa”.

Më tej këngëtari ka bërë një status ku ka shkruar: “Kam frikë të bëj story tek Harku i Bërdicës se del ndonjëra edhe thotë është tek Harku Triumfit”

Latest articles

Related articles