Gjergj Hani tregon një histori të panjohur të Berishës me Rustem Gjatën

Kandidati për kryetar të PD-së, Gjergj Hani, rrëfeu në studion e “Të Paekspozuarit” arsyet që e shtynë drejt kandidimit.

“Ka 32 vite që shqiptarët dhe unë… nuk ishte në aspiratat e mia karriera politike. Por ka 32 vjet që e vërteta ulërin. E vërteta e asaj pjese të politikës që mori përsipër të luajë rolin e së djathtës. Ti kupton se ajo forcë politike nuk ka identitet politik. E kam kuptuar që në vitin 1993, isha në Itali atëherë se buka e gojës të çon kudo. Ishte një nismë individuale”, tha ai.

Hani u kthye në të shkuarën për të ilustruar, sipas tij, mënyrën si ka drejtuar dhe qeverisur Sali Berisha.

“Në 1998 Parlamenti me dyer të mbyllura shkarkon kreun e Kushtetueses, Rustem Gjata. Në shkurt 1991, Berisha ngarkon Edmond Trakon të shkojë në Shkodër e të prezantojë zotin Gjata. Para se të niste prezantimi ngrihet një djalë nga salla: jam nipi i dom Hilë Gjonit dhe Rustem Gjata është njeriu që e ka dënuar me varje. Një vit më vonë, Berisha e bën deputet, më pas kryetar të Gjykatës Kushtetuese. Kjo e përmbledh të gjithë distopinë”, tha Hani.

Latest articles

Related articles