Çfarë ‘aspartami’ që gjendet në pijet me gaz që shkakton kancer

Një raport i publikuar së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) zbulon se ‘aspartam’, një nga ëmbëlsuesit artificialë më të zakonshëm në botë është vënë në shqyrtim nnga ekspertët në SHBA, pasi ka dyshime se mund të jetë substancë kancerogjene, shkruajnë mediat e huaja.

Ky studim vjen më shumë se një muaj pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi kundër përdorimit të ëmbëltuesve artificialë. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi aspartamin për konsum njerëzor në vitin 1981, por që atëherë ka rishikuar sigurinë e tij pesë herë.

Më shumë se 90 vende, përfshirë Indinë, kanë miratuar përdorimin e tij. Aspartami nuk ka kalori dhe është afërsisht 200 herë më i ëmbël se sheqeri i zakonshëm. Në një dokument të vitit 2009, organi rregullues dhe i sigurisë ushqimore i Indisë FSSAI ka rekomanduar nivelet maksimale të lejuara të ëmbëltuesit artificial sipas produktit ushqimor në të cilin po përdoret.

Latest articles

Related articles