Zero taksë për qumështin pluhur që futet në Shqipëri. Shqiptarët e pinë dhe e hanë djathë

Kompanitë e bulmetit në Shqipëri nuk do të paguajnë taksën për qumështin pluhur. Por me një kusht! Vetëm nëse e deklarojnë përqindjen e qumështit pluhur që është përdorur, në etiketën e produktit final, që ka marrë miratimin edhe nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

“Subjektet e përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, si dhe subjektet e prodhimit të produkteve ushqimore të ambalazhuara, të cilat kanë në përbërje të tyre qumësht pluhur të klasifikuar në kodet 0402 10 19 dhe 0402 21 18 të NKM – së, hirrë qumështi të klasifikuar në kreun 0404 10 të NKM -së dhe krem qumështi të klasifikuar në kreun 0402 të NKM -së, përjashtohen nga pagimi i taksës për qumështin pluhur, taksës për hirrë qumështi dhe taksës për krem qumështi

vetëm për sasinë e importuar, për qëllim prodhimi, në përputhje me etiketën e produktit të miratuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ku evidentohet sasia në përqindje të këtyre produkteve, që janë trupëzuar në produktin përfundimtar.

Në rast të përdorimit të qumështit pluhur, hirrës së qumështit dhe krem qumështit, jo për qëllimet e veta dhe me destinacion të ndryshëm nga ai për të

cilin përfitohet përjashtimi sipas kësaj pike, subjektet e përpunimit dhe prodhimit të këtyre produkteve detyrohen të paguajnë të gjithë vlerën e taksës për të cilën kanë përfituar përjashtimin” evidentohet në ndryshimin ligjor që është publikuar në Fletoren Zyrtare. Ndryshimi ligjor parashikon se për qëllime të zbatimit të kësaj pike, autoritetet tatimore do të kryejnë kontrolle periodike.

Kriteret, kushtet dhe procedurat e përjashtimit, si dhe periodiciteti i kontrollit, sipas kësaj pike, do të përcaktohen udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për financat dhe ministrit përgjegjës për kontrollin ushqimor.

Latest articles

Related articles