Ministrja Kumbaro, tender për të larë makinën çdo ditë

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka vendosur të mbajë higjienë të përditshme në makinën e saj zyrtare. Ajo e ka filluar këtë javë, me shpalljen e një tenderi me objekt: “Për shërbim emergjent” me afat zhvillimi brenda 24 orësh, ose më saktë, i njoftuar më 26 qershor e mbyllur më 27 qershor 2023.

“Emergjenca” e këtij tenderi qenka larja e makinës së ministres, ku thuhet se në datën 1 korrik, duhet të fillojë larja makinës tip “Volvo XO” me targë “AA678VF”, që sipas regjistrit të Ministrisë së Turizmit e Mjedisit, është makina e parë zyrtare e titullarit.

Në specifikimet e tenderit, thuhet se makina e Mirela Kumbaros, duhet të lahet 5 herë në javë, ose çdo ditë zyrtare të punës gjatë muajve korrik- dhjetor 2023, që në total janë 120 larje, ndërsa ditën shtunë e të diel ajo është te një nga suitat apo vilat e saj në Vlorë, Dhërmi, Sarandë e Durrës dhe e pastron atje.

Në tender, është vendosur dhe larja 1 herë në javë e 3 makinave të zv/ministreve e Sekretares së Përgjithshme, ndërsa për 3 makinat e drejtorëve të sektorëve, ministresha ka urdhëruar t’u paguhet nga 1 larje në 15 ditë

Latest articles

Related articles