Ditari i luftës: Rusia granaton civilët, 8.2 milion ukrainas janë larguar si pasojë

Tre civilë u vranë gjatë një sulmi rus në Kharkiv. një ditë pas sulmit në Kramatorsk, kur një restorant u godit, duke vrarë dhjetë persona dhe duke plagosur më shumë se 60 persona.
Shërbimi i kundërzbulimit të Ukrainës (SSU) njoftoi se kishte arrestuar një person të dyshuar se kishte ndihmuar forcat ruse të nisnin një sulm me raketa në qytetin e Kramatorsk.

SSU bën të ditur se i arrestuari banonte pranë lokalit. “Sipas rezultateve fillestare të hetimit, agjenti i armikut është një banor në Kramatorsk, punonjës i kompanisë lokale të transportit të gazit. Ai filmoi ndërtesat dhe makinat pranë picerisë dhe ia dërgoi pamjet inteligjencës ushtarake ruse”, thuhet në deklaratën e SSU.
Kremlini ka njoftuar se vetëm objektivat ushtarake janë shënjestruar në Ukrainë, pas pretendimeve se një sulm rus shkatërroi një restorant në Kramatorsk në lindje të vendit, duke vrarë ose plagosur dhjetëra njerëz.“Rusia nuk po synon infrastrukturën civile, ajo po synon instalimet e lidhura në një mënyrë ose në një tjetër me infrastrukturën ushtarake”, tha Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidencës ruse.
Rreth 8,2 milionë ukrainas kanë shkuar jashtë vendit si rezultat i luftës në shkallë të gjerë të nisur nga Rusia, tha kryetarja e komisionit parlamentar Olena Shuliak.
“8,2 milionë nga njerëzit tanë janë aktualisht jashtë vendit, më shumë se 5 milionë janë persona të zhvendosur brenda territorit të Ukrainës”, tha ajo.Kur planifikohet rindërtimi i Ukrainës pas luftës, është e nevojshme të merret parasysh se sa nga ata miliona refugjatë do të kthehen në komunitetet e tyre, si të gjejnë punë dhe të sigurojnë akses në infrastrukturën sociale, shtoi Shuliak.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se nuk do të pranojë asnjë plan të propozuar paqeje që do ta kthente luftën e Rusisë në vendin e tij në një konflikt të ngrirë. Në fjalimin e tij në Parlament me rastin e Ditës së Kushtetutës së Ukrainës, Presidenti ukrainas theksoi se ai mbetet kundër çdo plani paqeje që do të ngrinte territoret e pushtuara nga Rusia në pushtimin që filloi në shkurt të vitit të kaluar. Zelensky ka hartuar një plan paqeje prej 10 pikash, i cili përfshin rivendosjen e integritetit territorial të Ukrainës, tërheqjen e forcave të armatosura ruse dhe kthimin e kufijve shtetërorë ukrainas.
Kievi ka nisur një kundërofensivë në një përpjekje për të rimarrë territoret e pushtuara, por ushtria ruse ende mban zona në Ukrainën lindore dhe jugore.

Latest articles

Related articles