Projekti me tre shtyllat për PD, nga kandidati për kryetar, Gjergj Hani

3 shtylla
SHTYLLA I: HAPJA E PARTISË DHE TRANSFORMIMI I SAJ

1. Identifikimi i një mekanizmi statutor me emër specifik për hapjen e Partisë ndaj intelektualëve të spikatur (emri duhet gjetur që të godasë sa më mirë në opinionin publik), përfshi edhe prurje nga diaspora
Mekanizmi duhet të ndjekë synimet e mëposhtme:
a) Përthithjen e ideve të reja dhe realiste për programin zgjedhor të vitit 2025
b) Rritjen me cdo kusht të efektivitetit të grupit parlamentar për periudhën e mbetur të mandatit
c) Identifikimin dhe afrimin e figurave të spikatura intelektuale me Partinë (rifreskimi i burimeve njerëzore), përfshi edhe prurje nga diaspora
d) Afrimin e Partisë me shoqërinë civile dhe qytetarët
e) Forcimin e komunikimit publik të Partisë

Mekanizmi duhet të ndjekë parimet e mëposhtme:
– Të jetë i shpejtë, i përpiktë dhe i ndershëm
– Të jetë transparent
– Të sigurojë balancën e duhur midis kontributeve që japin intelektualët dhe përfitimit në karrierë politike të tyre;
– Të sigurojë konkurrencë të ndershme jo vetëm midis intelektualëve, por edhe me anëtarët aktualë në Parti.

Formësimi dhe zbatimi i mekanizmit:
– Hartimi dhe miratimi i Programit në këshill/kryesi, duke përcaktuar edhe afatet konkrete, si dhe personat përgjegjës për ndjekjen e tij
– Të bëhet ftesë publike për intelektualët e spikatur, të cilët ndajnë dhe besojnë në vlerat themelore të djathta statutore të Partisë;
– Ftesa të tregojë se bëhet fjalë për caktim kuotash për intelektualët që kontribuojnë aktivisht dhe sipas masës së kontributit (10 % të pozicioneve në strukturat drejtuese: Kuvend, Këshill, Kryesi, Departamente dhe kandidatë për deputetë)
– Të organizohen aktivitete periodike publike ku të diskutohen idetë e krijuara nga intelektualët;
– Idetë më të mira të prezantohen në një ose dy aktivitete kombëtare, ku të shpallen edhe cilat prej tyre do të jenë pjesë e programit zgjedhor
– Të kërkohet prej tyre mbështetja intensive aktuale e Departamenteve të Partisë për të siguruar me cdo kusht mbështetjen e grupit parlamentar. Është tepër e rëndësishme që grupi parlamentar, pavarësisht numrit të vogël të deputetëve që mund të kenë qëndruar, të jetë në maksimumin e performancës së tij, duke shfrytëzuar të gjitha instrumentet parlamentare:
a) Fjalimet në cdo seancë parlamentare
b) Oponencë për cdo nismë ligjvënëse që diskutohet në Kuvend
c) Oponencë për cdo raport të paraqitur nga institucionet e pavarura
d) Kërkesa për raportim të vecantë nga institucionet e pavarura
e) Pyetjet dhe interpelancat
f) Komisione të posacme ose komisione hetimore
g) Nisma ligjvënëse
h) Reformat e domosdoshme, sic është Reforma Zgjedhore, ku duhet vepruar me shpejtësi për votën e emigrantëve.

SHTYLLA II: NDARJA E PËRGJEGJËSIVE NË PARTI (DECENTRALIZIMI) DHE GARANTIMI I KARRIERËS POLITIKE

a. Këshilli Kombëtar të rikonceptohet në përbërje:
i. Të përbëhet nga kryetarët e degëve dhe anëtarët e Kryesisë, 150 anëtarë të zgjedhur dhe 20% anëtare të caktuar nga kryetari i Partisë, në konsultim me Kryesinë, në funksion të hapjes së Partisë (intelektualë, të rinj, prurje nga diaspora).
ii. Cdo degë të ketë përfaqësuesit e saj, te cilët i zgjedh me votë, në bazë të votimit të të gjithë anëtarësisë.
iii. 20% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar caktohen nga shoqëria civile, arti, sporti, biznesi dhe fusha te tjera publike, si dhe prurje nga diaspora
iv. Vetëm Kryetarët e degëve dhe anëtarët e Kryesisë jane anëtarë ex officio
v. Anetarësia e zgjedhur e Këshillit Kombëtar organizohet në departamente. Krerët e departamenteve propozohen nga Kryetari dhe miratohen me votë nga anëtaret e departamentit.
vi. Departamentet kryejnë funksione politike dhe ekzekutive. Përpunojnë programin elektoral, hartojnë politikat parlamentare dhe furnizojnë/ndihmojnë Grupin Parlamentar
b. Kryesia e Partise përbëhet nga 25 anëtarë. Zgjidhet nga Këshilli Kombëtar sipas propozimeve të Kryetarit të Partisë ose propozimit të 1/10 së anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
c. Kolegji i Kryetarëve mbetet organ këshillimor. Kryetarët e degëve mbështeten financiarisht për veprimtarinë organizative nga financat e Partisë dhe donacionet sipas legjislacionit në fuqi, por njëkohësisht duke garantuar pagimin e kuotizacioneve në degë.
d. Kryetarët e degëve, zgjidhen me parimin 1 anëtar – 1 votë.
e. Nëse kryetarët e degëve kërkojnë të marrin funksione përfaqësimi (kandidat për deputet apo kandidat për kryetar bashkie), automatikisht heqin dorë nga detyra e kryetarit të degës.
f. Anëtarësia në Parti, përmban si kusht të domosdoshëm kuotizacionin. Mospagimi e kthen gjendjen e anëtarësisë nga “aktive” në “pasive’.
g. Njësia bazë e organizimit janë seksionet. Seksionit krijohen me bazë territoriale ose me bazë tematike. Cdo anëtar partie ka të drejtë të krijojë seksionin e vet tematik me të paktën 10 anëtarë dhe të marrë kështu, detyrën e kryetarit të seksionit. Krijimi i seksionit miratohet nga kryetari i degës, në konsultim me kryesinë e degës.
h. Krijohet Senati i Partisë me kontributorët historikë dhe kompetenca këshillimore

SHTYLLA IIII: ORGANIZIMI POLITIK
a. Kryetari i Partisë jep dorëheqjen e parevokueshme nëse në zgjedhjet e përgjithshme nuk fiton zgjedhjet (nuk merr detyren e kryeministrit) dhe në zgjedhjet vendore merr një rezultat më të ulët se zgjedhjet vendore pararendëse. Ai nuk ka të drejtë të rikandidojë në zgjedhjet vijuese për kryetar Partie.
b. Kryetari i Partisë, kur partia është në opozitë, krijon “qeverinë në hije” nga anëtarë të kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.
c. Anëtarësia në PDSH ulet në moshën 16 vjec.

Latest articles

Related articles