Mblidhen brenda 24 orëve paratë për shërimin e 8-vjeçares Flavias. Meritë e Tik-tokerit…


Para pak ditësh u publikua rasti i Flavia Qelia e cila kishte nevojë për ndihmë. 8-vjeçarja e diagnostikuar me leucemi akute i duhej ndihmë për t’u shëruar. Familja e vogëlushes në pamundësi financiare, kërkoi publikisht ndihmë nga shqiptarët që me aq sa të kenë mundësi të ndihmojnë në shërimin e vogëlushes.

Pas publikimit të rastit të dhimbshëm, vjen një lajm i mirë. Mësohet se paratë që duhen për kurimin e Flavias janë mbledhur dhe vajza tashmë do të dërgohet për kurim jashtë vendit.

Si gjithmonë bashkimi i shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, bëri një mrekulli tjetër, me ndihmën edhe të personazhit të njohur, Aleks Visha.

Kjo është hera e dytë që Visha grumbullon në kohë rekord para duke organizuar sfida në TikTok, për të ndihmuar Flavian. Herën e parë, Visha u bë shkak që të mblidheshin parat që duheshin për kurimin e Klevisit, 20-vjeçari, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën.

Për më pak se 33 orë, ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë, teksa tashmë brenda 24 orëve, në kohë rekord grumbulloi 160.000 euro për shërimin e 8-vjeçares.

Latest articles

Related articles